E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy premiera në Teatrin e Metropolit

Tiranë, 20 maj, NOA /Milena Selimi - Një sfidë dhe një premtim i mbajtur. Teatri I Metropolit, teatri më i ri i kryeqytetit, i krijuar vetëm dy vjet më parë me logon Far në anë të detit ka drejtuar dhe tërhequr drejt vetes krijues, regjisorë, aktorë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të shprehin ndjesitë, aftësitë dhe dashurinë e tyre për teatrin.

I konceptuar tashmë jo vetëm për vëniet skenike klasike, por edhe të atyre alternative nga 21 deri më 30 maj ora 21.00, do të shfaqen premierat: Në sallën"Bodrum" "Varësja e rrobave" me regji të Guri Koços, dhe në sallën "Çehov" shfaqja "Jashtë bie borë", me regji të Najada Elmazit.

Shfaqjet paralele në të njëjtën orë, në të dyja sallat filluan dy muaj më parë, kur Teatri i Metropolit i propozonte publikut artdashës, premierën Playboy i trojeve tona dhe stand-up-comedy nga Erand Sojli Drejt lirisë.

"Jashtë bie borë" (E fuori Nevica, 1995) është një vepër bashkëkohore, shkruar nga dramaturgu italian Vicenzo Salemme. Interpretojnë: Gentian Zenelaj, Ervin Bejleri, Alban Musa, Ledion Zoi.

Në qendër të veprës është figura e një të sëmuri mendor, që e ka frikë vetminë dhe ka nevojë për dashuri.

Beqo Nanaj e ka realizuar skenografinë thejsht dhe në funksion të aktorëve dhe të pjesës, kurse kostumet janë realizuar nga Realda Malo. Vepra është përkthyer nga Hervin Çuli.

Komedia "Jashtë bie borë" kthehet për herë të tretë në skenën e Tiranës, ndërsa është ndjekur nga publiku me regji nga Gëzim Kame dhe Hervin Çuli.

Premiera e dytë, "Varësja e rrobave", është shkruar nga Mario Alessandro Paolelli, me regji të Guri Koços. Interpretojnë aktorët: Genci Fuga, Florian Agalliu, Aldion Matarangasi dhe vetë Guri Koço. "Jeta është një luftë e fuqishme që duhet të fitohet. Ndryshe kthehemi në objekte", e përmblodhi shkurt mesazhin e veprës regjisori. Skenografia, e ndërtuar mbi simbole, vjen në konceptin e Lirim Lilës dhe muzikë të Edi Hallullit, ndërsa interpreton në oboe Erik Tauzi.

"Varësja e rrobave" është shfaqja e parë e regjisorit Guri Koço në Tiranë. Ka punuar aktor dhe regjisor në teatrin "A.Z.Çajupi" Korçë, në Teatrin "Bylis" Fier dhe "Skampa" në Elbasan.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›