E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e Mesit, pas rikonstruksionit pranë vizitorëve

Ura e Mesit në komunën e Postribës ndodhet 8 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe është simbol i një qytetërimi të lashë dhe një monument kulture me vlera të rralla. E cilësuar si një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore të vendit tonë, ajo iu nënshtrua

procesit të rikonstruksionit para disa kohësh, dhe në përfundim të tij ajo tashmë është bërë një monument kulture, i cili do të shfrytëzohet nga qytetarët e Shkodrës. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati kjo urë që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Shkodrën me fshatin Drishtë. Tashmë përveç bukurisë dhe lashtësisë që paraqet, ky monument mund të shfrytëzohet për xhiron e pasditeve në pjesën e krijuar enkas për këmbësorët, por edhe për të kaluar disa orë në parqet me stola që janë improvizuar në të dyja krahët e urës. Ura e Mesit me gjatësi 108 metra dhe gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 19:33

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›