E Diel, 1 Nëntor 2026

Orhan Pamuk: Berati, një qytet me vlera që duhen ruajtur

Shkrimtari nobelist i vitit 2006 në letërsi Orhan Pamuk në vijim të vizitës së tij në vendin tonë dje ishte në qytetin e Beratit. Në vizitën e tij në Shqipëri, gjeniu i letrave turke me famë botërore, ka kërkuar të udhëtoje drejt qytetit të Beratit, ndërsa të njëjtën

përzgjedhje ka bërë tre shekuj më parë edhe një tjetër shkrimtar i njohur turk Evliha Celebi. Me këtë rast autoritet më të larta lokale të qytetit, kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi dhe Prefekti Bujar Hoxha i uruan mirëseardhjen shkrimtarit të njohur novelist në letërsi. Takimi i shkrimtarit turk Orhan Pamuk me lexuesit dhe qytetarët e shumë beratas u zhvillua në bibliotekën e qytetit Vexhi Buharaja. Pas fjalëve të rastit edhe një pikture e qytetit për shkrimtarin turk, për të pasur Beratin kudo. Ndërsa vetë nobelisti Orhan Pamuk shprehet i lumturuar që ndryshe nga sa ka ndodhur në Turqi me qytete të tilla, fatmirësisht shqiptarët nuk e kanë shkatërruar Beratin e tyre me beton. Unë dua tiu përgëzoj të gjithëve ju që e keni mbajtur kaq mirë Beratin. Duhet tia dini vlerën atij, ju keni në duart tuaja një thesar mjaft të madh. Sepse ne në Turqi, shumicën e qyteteve të tilla i kemi betonizuar, shkatërruar, i kemi prishur. Dhe ndjenjën se sikur kam qenë edhe më përpara në këtë vend, nuk e pata vetëm nga makina kur po shihja qytetin tuaj, por e kam dhe në këtë moment kur ndodhem mes jush, u shpreh gjatë fjalës së tij nobelisti Orhan Pamuk. Në vijim ai ka folur edhe për vizitën e kronikanit turk në Berat në shekullin e 17-të, duke thënë: Sigurisht që unë jam në dijeni që në shekullin e 17-të, Beratin tuaj të bukur e ka vizituar edhe Evlia Çelebiu, dhe mua më erdhi shumë mirë që ai u kujtua në takimin tonë të sotëm. Ja sot, 300 e ca vjet më vonë, përsëri po vjen një shkrimtar nga Stambolli i cili po viziton qytetin tuaj të bukur, ka theksuar Pamuk. Shkrimtari duket i kënaqur nga pritja e rezervuar në Shqipëri, ndërsa nënvizon në fjalën e tij se në librat e tij ai nuk dëshiron të trajtojë asnjëherë konfliktin ndërmjet lindjes dhe perëndimit apo divergjencat mes besimeve, por gjithmonë vetëm miqësinë mes njerëzve. Pas vizitës së shkrimtarit, gazetarit, kronikanit dhe gjeografit turk, Evlia Çelebiu cili në vitin 1670, i dërguar nga Qyprili Fazil Ahmet Pasha (1661-1676), kryevezir (kryeministër) i Perandorisë Osmane me origjinë nga Roshniku i Beratit, vizitoi qytetin e Beratit, vizita e shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk është konsideruar si më e rëndësishme e një personaliteti botëror të letrave në qytetin historik të Beratit. Ndërkohë që shkrimtari nobelist Orhan Pamuk pritej të vizitonte Muzeun Ikonografik Kombëtar "Onufri", i ndodhur në lagjen "Kala" dhe disa zona të tjera historike dhe muzeale të qytetit, por ai i ka zhgënjyer të gjithë. Orhan Pamuk kishte zënë vend në një nga lokalet e thjeshta buzë rrugës kryesore, lokal që ndodhet pranë Merkatos së qytetit.

Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 19:32

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›