E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth librit Aksidenti te shkrimtarit Ismail Kadare

25-11-2010 / Nju Jork Tajms

Enigma dhe lufta per pushtet ne intrigen politike dhe romantike

Nga Charles McGrath Nju Jork Tajms

Emri i romancierit shqiptar Ismail Kadare permendet rregullisht ne kohen e cmimit Nobel dhe ka ende shume shanse ta fitoje se shpejti. Ai shkruan ne nje gjuhe qe nuk eshte anglisht. Ai vjen nga nje vend per te cilin shumica jone nuk dine pothuajse asgje ku ai u shtyp jo vetem nga nje totalitar medioker por nga i egri dhe paranojaku Enver Hoxha. Ai eshte i zhdervjellet si ne stilin modern ashtu edhe ne ate postmodern. Dhe dicka e paparashikuar ai eshte me sa duket i paafte per te shkruar nje liber qe nuk eshte interesant. Aksidenti fillon si nje thriller apo si nje perditesim i nje romani te Alan Furst. Nje taksi del nga nje autostrade vjeneze duke i nxjerre jashte dy pasagjeret e vet nga dyert e prapme. Ne kohen qe vjen ndihma ata jane te dy te vdekur. Shoferi dukshem i tronditur nuk mund te tregoje se cfare ka ndodhur pervec te thote se qelloi qe veshtroi te pasqyreza dhe pa udhetaret nje burre dhe nje grua qe po perpiqeshin te putheshin.
Viktimat del se ishin shqiptare dhe dashnore per nje kohe te gjate Besfort Y. nje analist qe punonte ne Keshillin e Europes per ceshtjet e Ballkanit dhe Rovena St. stazhiere e Institutit Arkeologjik te Vjenes. Per shkak se Besforti mund te kete qene perfshire ne bombardimin e Jugosllavise gjate luftes se Ballkanit qeveria serbe fillon te hetoje dhe shume shpejt edhe sherbimi i fshehte shqiptar ben te njejten gje. A mund te kete qene nje aksidenti nje vrasje politike Nje vetevrasje e dyfishte
Kur keto hetime nuk ia dalin mbane te gjejne ndonje gje konkrete nje personash i quajtur hulumtuesi ndash nje zevendesues i romancierit ndash e rimerr hetimin dhe ngulazi perpiqet ta rindertoje ngjarjen. Ai i shikon provat me vemendje ashtu sic jane - hamendje te erreta qe rrihnin te zgjonin dyshime fraza me dy kuptime dialoge te pazberthyeshem te nxjerre nga rikujtime bisedash telefonike ndash dhe gjithashtu u jep liri imagjinimeve te veta. Rrefimi i tij per marredhenien e ciftit qe perbehet me se shumti nga takime ne dhoma hoteli me kater yje kalon sa para pas ne kohe dhe alternohet ndermjet kendveshtrimit te Besfortit dhe atij te Rovenes.
E pare vetem nga njera ane historia e tyre duket se eshte ajo e nje marredhenieje mjaft te zakonshme me ftohjet dhe ngrohjet e intensifikuar ndoshta nga politika e Ballkanit dhe nga periudhat e gjata qe kalojne larg njeri-tjetrit duke menduar. Hidhesia e zenkave te tyre shpesh largohet nga embelsia e pajtimeve te tyre ne te vertete edhe pse flasin shume per te as qe behet fjale per ndarje. Ata mund te mos kene rene ne dashuri por nuk jane gati per ta lene njeri-tjetrin.
Ka edhe nje ane tjeter megjithate. Hulumtuesi regjistron ndash ose imagjinon ndash cuditshem menyren se si gjinjte e Rovenes gufohen dhe tkurren ne varesi te asaj se si po shkon marredhenia dhe pershkruan me detaje te pornografise se lehte viziten e ciftit ne nje klub shqiptar kembyesish. Apo ndoshta hulumtuesi po ngazellehet tek e sajon kete. Nuk mund ta dime me siguri. E dime qe Besforti e nxit Rovenen te kete dashnore te tjere ose te pakten i toleron ata dhe pastaj brehet nga xhelozia dhe e quan ate call girl. Nje lufte e pashmangshme ne marredhenie merr permasat e nje lufte politike per pushtet. Hulumtuesi sugjeron ne disa vende se e gjithe historia mund te lexohet si nje alegori e regjimit te Hoxhes se pari me Rovenen e me pas me Besfortin ne rolin e tiranit.
Une abdikoj thote Besforti. Qe askush te mos me rrezoje dot.
Rovena pergjigjet Bjer ngrihu prape bej cte duash. Une stu shmanga qe stu shmanga dot.
Ne fund acarimi ndash pamundesia per te ditur ndonje gje me siguri ndash e ben hulumtuesin ta kaperceje limitin gje qe e transmeton te romani duke shtjelluar spekulime gjithnje e me te cmendura perpara se te jape nje zgjidhje. Ndoshta njeri apo udhetari tjeter ne ndenjesen e pasme ishte nje kukull Ndoshta kukullat jane me te verteta nga ata qe perfaqesojne Ndoshta celesi i asaj qe ndodhi ruhet si nje enigme e Permes pasqyres Through the Looking-Glass brenda vete pasqyrezes prapashikuese dhe do te zbulohet nje mije vjet me vone
Cfare mbetet pas ne gjithe kete hamendesim metafizik jane Rovena dhe Besforti te cilet ne vend qe te zhvillohen dhe te behen me interesante ndersa libri vazhdon zvogelohen. Ata behen aq te panjohur saqe pothuajse nuk jane me as personazhe. Ndoshta kjo eshte e paramenduar nga Kadare por kjo do te thote se lexuesi duhet te heqe dore nga disa prej kenaqesive tradicionale te romanit ndash iluzioni i njohjes se njerezve me mish dhe gjak ndash per te perjetuar ndjesine trallisese te te shikuarit te tyre permes nje pasqyre te shtepise se horroreve. Me aq sa dime kjo eshte ne te vertete se si ndiheshe ne Shqiperine e Hoxhes dhe Aksidenti mund te jete me shume se shembelltyre nje realizem kryengulthi. Sido qe te jete ai te con ne nje vend qe romanet nuk e vizitojne zakonisht ne ditet e sotme dhe gjithashtu te bejne mirenjohes qe nuk te duhet te jetosh aty.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›