E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicionet e panatyrshme dhe e verteta per to

Ne skenen politike te vendit mendohet se jane krijuar rrethana te reja me ardhjen ne krye te LDK-se te Isa Mustafes. Per mendimin tim kjo nuk do te duhej aspak ta favorizonte kete parti per faktin se Isa Mustafa ish-minister i Ekonomise ne ekzil kishte manipuluar drejtperdrejt me mjetet qe jane grumbulluar nga diaspora shqiptare per nje dhjetevjetesh te tere fati i te cilave nuk dihet sot e gjithe diten.

Ilir Sefaj

Koheve te fundit jemi deshmitare te pluhurit qe po cohet rreth pa-natyrshmerise se koalicioneve qeverisese me te cilat eshte karakterizuar Kosova ne kete periudhe te pas okupimit. Nga analiste politike po edhe nga qarqe te ndryshme politike rast me eklantant i kesaj pa-natyrshmerie u konsiderua koalicioni i dale nga zgjedhjet e 2007-es ai mes PDK-se dhe LDK-se.

Mirepo e verteta e ketij tregimi fillon diku tjeter. Sesa do te mund te quhet i panatyrshem ky koalicion tregon bashkepunimi par exellance mes ketyre te dyja subjekteve politike kur ishte ne pyetje interesi personal. Divergjencat apo ne thonjeza pa-natyrshmeria e ketij koalicioni u vu ne pah vetem atehere kur grupeve te interesit po u cenohej e drejta e sovranit e drejta e keqperdorimit te detyres zyrtare. D

he shembull me tipik per kete eshte shkarkimi i Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit pas verdiktit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves e cila doli me opinionin se ish- presidenti Sejdiu kishte shkelur rende Kushtetuten dhe po ashtu bojkoti i institucioneve me pastaj i partnerit qeverises Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Qe te dyja keto subjekte politike pervec neperkembjes se votebesimit te qytetarit ne kete periudhe te keqqeverisjes se tyre pra te deshtimit te tyre ne premtimet e dhena ato kishin manipuluar me po kete votues duke krijuar koalicion qeverises me oponentet e njera-tjetres duke shkelur keshtu direkt mbi vullnetit te elektoratit te tyre.

Meqenese qytetaret e Kosoves e kane nje pervoje bajagi te hidhur nga krijimi i ketyre koalicioneve atehere pritet qe kesaj radhe te tregohen me vigjilent ne diten e votimit ngase koha e deshmoi se vota per PDK-ne do te thote vote per LDK-ne dhe e kunderta. Gjithsesi duhet te jemi te vemendshem edhe ndaj AKR-se e cila i rri shume karshi PDK-se ne kuptimin e krijimit te nje koalicioni te mundshem qeverises pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit perkunder te vertetes se kjo parti pritet te marre nje perqindje te vogel te votebesimit te qytetarit.

Ne anen tjeter ne skenen politike te vendit mendohet se jane krijuar rrethana te reja me ardhjen ne krye te LDK-se te Isa Mustafes. Per mendimin tim kjo nuk do te duhej aspak ta favorizonte kete parti per faktin se Isa Mustafa ish-minister i Ekonomise ne ekzil kishte manipuluar drejtperdrejt me mjetet qe jane grumbulluar nga diaspora shqiptare per nje dhjetevjetesh te tere fati i te cilave nuk dihet sot e gjithe diten.

Po ashtu kryetari aktual i Prishtines eshte deshmuar per mos efikasitet edhe ne detyren e kryebashkiakut per faktin se kryeqyteti i Kosoves eshte ngulfatur nga ndertimet pa leje. Faktikisht Prishtina me nje infrastrukture te tille do te mund te renditej ne mesin e qyteteve me te shemtuara te botes. Andaj perderisa Mustafa nuk ka pasur alternative per zgjidhjen e problemeve me te cilat jane ballafaquar qytetaret e nje qyteti dihet sesa do te ishte i gatshem te merrte pergjegjesi me te medha. Si do qe te jete kur flasim per koalicionet dhe pa-natyrshmerine e tyre mund te konkludojme se te tille do ta quanim vetem nje koalicion te mundshem mes Vetevendosjes dhe PDK-se meqe ne kete periudhe te jetes politike Vetevendosja eshte konsideruar e vetmja opozite e mirefillte e Partise Demokratike te Kosoves po edhe e grupimeve te tjera politike ne vend te cilat direkt ose indirekt kishin mbeshtetur vendimet jo rralle te demshme qe kishte marre qeveria Thaci tashme ne shkarkim.

Qysh tash grupet e interesit po i bejne kalkulimet per bashkeqeverisje te mundshme pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ani pse kete perllogaritje besohet se do tua prish Levizja Vetevendosje e cila sigurisht se do te zere pjesen dermuese te uleseve ne Parlamentin e ardhshem te Kosoves. Premtimet te cilat i jep kryeministri ne shkarkim per rritje pagash per mesimdhenesit e shume te tjera me te cilat tashme jemi mesuar ti degjojme e te cilat tingellojne shume arkaike sigurisht se jane te pa baza dhe kane ngjyrat e saja paraelektorale.

Dihet mirefilli se ende nuk eshte miratuar buxheti i shtetit per vitin ne te cilin po hyjme dhe nga grantet qeveritare sigurisht se nuk mund te permbushen keto premtime false pra nje kryeminister ne shkarkim nuk ka kompetence te jap premtime te tilla. Megjithate ky diskurs i Hashim Thacit eshte dicka e njohur per opinionin dhe nuk do konsideruar si shume te panatyrshem e jona eshte qe diten e zgjedhjeve tia tregojme rrugen kryetarit te PDK-se rruge te cilen vet e ka trasuar me deshtimet e njepasnjeshme te qeverise se tij. Une jam me se i bindur se ne zgjedhjet e 12 dhjetorit do te ndeshkohet kjo retorike bajate e kryeministrit ne shkarkim. Rrugedalje tjeter nuk ka.

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›