E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografi britanik Parr Ndryshim i madh post komunist

Një fotoreporter britanik vizitoi Shqipërinë e vitit 1990. Ai zgjohej në mëngjes herët, linte dhomën e tij tek “15 katëshi” dhe me aparat në dorë fotografonte çdo gjë dhe këdo që i dilte përpara. Martin Parr është rikthyer pas dy dekadash dhe këto imazhe unike i ka sjellë në një ekspozitë të çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe mundësuar nga British Council.

“Erdhëm në Shqipëri një grup i përbërë nga disa gazetarë për të parë  vendet arkeologjike, por askush nuk ishte interesuar për to. Të gjithë donim të shihnim Shqipërinë mjenjëherë pas komunzimit. Cdo mëngjes herët, dilja me aparat dhe njerëzit më shikon si të isha një jashtëtokësor. Një ditë më arrestuan, por nuk kishin pse të më mbanin dhe më kthyen në hotel. Edhe pse qeveria e kuptoi interesin tonë nuk mundën të na ndalonin të fotografonim”-tha ai.

Parr u është rikthyer kujtimeve të Shqipërisë së asaj kohe, kur në sheshin “Skënderbej” nuk kishte më shumë se një makinë. Ai u ka treguar gazetarëve se pret këdo që ka fiksuar në aparat para 20 vitesh, të vijë të marrë foton e tij.

“U ktheva në Shqipëri në vitin ‘96. Gjithçka kishte ndryshuar, edhe sot. Pikërisht për këtë ndryshim shumë të madh post komunsit, veçohet Shqipëria nga vendet e tjera”-theksoi ai.

Ekspozita e Parr në Tiranë sjell edhe dy cikle të tjera fotografish, “Botë e vogël” dedikuar turizimit global dhe “Gjykim i shëndoshë”, foto të fokusuara në detaje sociale e njerëzore. Këto fotografi të veçanta publiku mund t’i shohë në Galeri deri më 7 gusht.  

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›