Dy serbë arrestohen për sulm seksual ndaj një femre serbe

Në fshatin Kolloleq të Kamenicës raportohet se më 27 mars janë arrestuar dy meshkuj serbë, të dyshuar se kanë kryer sulm seksual dhe kanosje ndaj viktimës, femër serbe. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit, njoftoi Policia e Kosovës.Po nga PK-ja raportohet se në Gjilan, në lagjen “Arbëria”, në një lokal të bilardos janë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimin se të njëjtit posedojnë substancë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dy qese me peshë 130.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë thika të madhësive të ndryshme dhe një revole shkrepës. Me urdhër të Prokurorit pesë të dyshuar lirohen, ndërsa një i dyshuar është dërguar në qendrën e ndalimit, transmeton rajonipress.
Kurse, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, njësitë policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që ai fillimisht nuk i është përgjigjur urdhrit të policit për të ndalur veturën dhe ka ngarë veturën edhe më shpejt, me ç’rast ka goditur dhe thyer disa pengesa që ishin vendosur për shkak të punimeve në rrugë.
Pas intervistimit, është kuptuar se të dyshuarit i kishte skaduar afati i regjistrimi dhe sigurimit të veturës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit./Indeksonline/