E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shfaqje franceze në Teatrin e Metropolit

Pjesët

"Instant Théâtre Compagnie" apo Teatri i Momentit vjen në kryeqytet për të prezantuar dy shfaqje teatrore. Në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze në datën 21 prill, ora 15.00 në Cirkun e Teatrit të Metropolit do të shfaqet pjesa për fëmijë dhe adoleshentë “Tregtari dhe Gjeniu”, përshtatur sipas “1001 netëve”. Kjo pjesë ashtu, si edhe “Audienca” nga Vaclav Havel, janë realizuar me regji të Hicham Chakib, me pjesëmarrjen e aktorëve të trupës "Instant Théâtre Compagnie". Në pjesën “Audienca”, Vaclav Havel shtron një këndvështrim mbi ndryshimet e shoqërisë. Kjo shfaqje të fut në një spirale, në një vorbull pa kuptim, në atë të dimensionit ekzistencial të botës dhe të krizës së njerëzimit. është një teatër që nuk ka një sens, nuk afirmon asgjë, por vetëm ngre hipoteza dhe na lejon të shohim të vërtetat. Një konfrontim që e vendos menjëherë publikun në rolin e spektatorit dhe i krijon një situatë të përfshirjes në të.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›