E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shfaqje për fëmijë pushtojnë Teatrin e Metropolit

Dy shfaqjet premierë Në ballon e luleve përshtatur nga përralla Lulet e Idës së vogël e autorit H.K. Andersen dhe Druvari i mire përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim janë pritur shumë mirë nga publiku i vogël, i cili ka mbushur sallën e Teatrit të Metropolit. Nga ky institucion bëhet e ditur se ato kanë ngjallur kureshtjen spektatorit të vogël gjatë këtyre ditëve. Shfaqja Druvari i mirë vjen me regji nga Genti Deçka, skenografi dhe kostumografi Shpëtim Baca.

Në shfaqje janë katër personazhe: Endri Çela-druvari,  Ledian Papagjoni-vëllai, Arbër Islami-naratori. Ngjarjet fillojnë në një familje të varfër, duke bërë dru në pyll. Jeta e tyre ndryshon në momentin kur sopata druvarit i bie në lum dhe aty njihet me peshkun magjik. Peshku magjik ishte i gatshëm të ndihmonte druvarin duke i plotësuar disa dëshira dhe duke i dhuruar dy sopata magjike pasi druvari arriti të lironte peshkun magjik nga grepi i  druvarit i cili kish zënë peshkun e fatit të tij. I lumtur ai kthehet në shtëpi i tregon vëllait historinë ku ky i fundit kërkon që peshku ti plotësoje dëshira të tjera edhe më të mëdha. Pas plotësimit të këtyre dëshirave druvari ndjen se tashmë nuk është më i lumtur edhe pse është më i pasur. Në këtë moment i kërkon peshkut në kundërshti më të vëllanë ti kthejë jetën e tij të varfër dhe të lumtur. Në Ballon e Luleve vjen me regji nga Adelina Muça, përshtatur nga Milena Selimi, kordinatore Ada Ruçi, koreografia Llaqi Nako, kostumografia e skenografia Morena Vata e Olsida Murati. Personazhet në shfaqje janë: Drilona Zalli-Ida e vogël, Genti Deçka-studenti, Lorenc Kraja-Adolfi, Ina Limani-Jona,Lindita Alliu-Mamaja e Ides, grupi i baletit për fëmijë-lulet. Ngjarjet fillojnë në një qytet të largët ku jeton Ida një vogëlushe dhjetë vjeçare sëbashku me lulet e sajë të kopshtit. Çdo mëngjes, ku dhe çdo mbrëmje ajo kujdeset për lulet dhe i tregon gjithçka i ka ndodhur gjatë ditës. Fantazia e vogëlushes shkon deri aty sa krijon Ballon e Luleve, ku mbreti dhe mbretëresha janë trëndafili dhe karafili dhe në këtë subjekt interesant përfshihen edhe miqtë e saj më të mirë,Jona dhe Adolfi. Në këtë përrallë lulesh përfshihet edhe studenti i cili e kupton shumë mirë gjuhën e luleve dhe mund të tregojë përrallat më të bukura në bote.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›