Ligj i ri për bizneset e mëdha, vetëm çregjistrim i përhershëm i nxjerr nga skema e TVSH
Skemë e re për të shmangur abuzimet ndaj administratës tatimoreKomisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe i Financave, miratoi ndryshimet e reja në ligjin për TVSH-në. Pjesë e këtij projektligji është edhe neni i cili i jep të drejtë qeverisë të vendosë kufirin minimal për futjen e një biznesi në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ky projektligj parashikon që futja në TVSH është e pakthyeshme për një biznes. Kjo do të thotë se biznesi i futur një herë në skemë paguan TVSH edhe kur kryen xhiro vjetore me pak se 5 milion lekë në vit.
Ndërkohë që një tjetër projektligj i cili do të ndikojë drejtpërdrejt tek bizneset është edhe projektligji sipas të cilit çdo subjekt mund të çregjistrohet nga TVSH-ja vetëm nëse bëhet fjalë për çregjistrim përfundimtar, pra nëse mbyll veprimtarinë. Miratimi i këtij ligji sipas anëtarëve të Komisionit do të ulë informalitetin dhe nuk mund të ndryshojë përgjegjësinë tatimore duke kaluar në një biznes më të vogël. Tjetër projektligj ishte edhe listimi i disa mallrave të eksportit në mënyrë që të realizohet TVSH-ja zero. Florion Mima theksoi se ky ligj do i heqë barrë administratës së tatimeve, për hetimin ndaj këtyre bizneseve të cilat kërkojnë që të çregjistrohen. Në nenin 1 reflektohet qëndrimi i mbajtur tashmë nga qeveria shqiptarë për uljen e kufirit të regjistrimit. Thjesht një ndryshim formal i cili referon ti drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të ulur kufirin e regjistrimit që shpresoj të ndoshta çdo vit kalendarik. Aktualisht jemi në kufirin prej 5 milionë që nga data 1 janar e vitit 2010, u shpreh Mima. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar dhe në përvojën e vitit të kaluar ku pas uljes së xhiros vjetore në 8 milionë lekë, ku shumë prej bizneseve për të shmangur taksat filluan çregjistrimin e tyre, por i rihapën sërish ato në emër të një tjetër pjesëtari të familjes. Për këtë DPT hartoi një rregullore të veçantë, në të cilën janë të shkruara ligje drastike, të cilat shmangin këtë rrezik. Sipas masave të marra nga DPT, për të gjitha bizneset të cilat për këtë vit kalojnë në biznese të mëdha, do të hiqet licenca për dy vjet dhe askush nga familja nuk mund të hapë një licencë të re. Në rast se pjesëtari i familjes do të tentojë që të hapi një tjetër licencë atëherë atij do i duhet që të paguajë shumën e prapambetur nga pjesëtari i mëparshëm i familjes si dhe do të regjistrohet si një biznes i madh. Gjithashtu në këtë ligj ndalohet dhe transferimi i humbjes së shoqërive, pasi lejimi i mbartjes së humbjes duhet të jetë i lidhur vetëm me tatimpaguesin që e pëson humbjen. Pra nëse gjatë një periudhe tatimore pronësia e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e kapitalit themeltar, ose të drejtave të votës të një personi ndryshon, me më shumë se 25 për qind në vlerë ose në numër, e drejta e mbartjes së humbjes në atë periudhë tatimore dhe në periudhat paraardhëse të tatimit humbet. Nëse një humbje nuk arrin të bartet për tre vite pasardhëse radhazi (pasi subjekti mund të rezultojë përsëri me humbje), ajo nuk mund të shtrihet më tej dhe të prekë rezultatin e viteve të tjera, para aplikimit të tatimit mbi fitimin. Rregullorja e DPTTashmë të gjitha të dhënat janë të dixhitalizuara dhe mund të kalojnë menjëherë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në momentin që ndonjë nga bizneset është çregjistruar ai klasifikohet me vijë të kuqe, e cila do të thotë se në rast se një tjetër person nga i njëjti trung familjar do të kërkojë që të regjistrojë biznesin e tij të ri, të dhënat e tij kalojnë menjëherë tek DPT, e cila mbasi analizon situatën dhe në rast se ky person është pjesëtar i familjes e cila ka çregjistruar biznesin nuk mund të lejohet regjistrimi i tij. Përjashtime bëjnë vetëm rastet kur biznesi i ri hapet nga personat e të njëjtës familje por që janë çregjistruar nga trungu i familjes. Taulant Halili