Dy shfaqjet e fundit te Romeo dhe Xhuljetes

Sot dhe neser 14-15 maj ora 20.00 jane shfaqjet e fundit per kete sezon teatror te spektaklit Dashuri e hidhur me regji te Carlo Brunit. Prodhimi i Teatrit Kombetar dhe Institutit Italian te Kultures per tri fundjava eshte shfaqur ne skenen kryesore.
Regjisori Bruni eshte bazuar ne tragjedine e Shekspirit Romeo dhe Xhuljeta dhe ka sjelle si rezultat nje dramatizim sintetik bashkekohor te karaktereve botes se tyre.
Interpretojne Yllka Mujo Olta Daku Dritan Borici Monika Lubonja Elia Zaharia dhe te rinjte Andi Begolli Erjeta Cufaj Evis Fiore Kamber Mici dhe Florand Veizi. As/regjisore Nunzia Antonino Elis Mataj perkthimi Irena Lama kostumet Anila Zajmi Katanolli hapesira dhe ndricimi Carlo Bruni Perzgjedhja muzikore Nunzia Antonino. 10 shfaqje te tjera te spektaklit vijojne stinen e ardhshme teatrore ne vjeshte 2011.
Nderkohe Teatri Kombetar ka ne proces premieren e ardhshme te 19 majit. shte nje veper e teatrit te absurdit Leksioni i Eugene Ionescos me regji te francezit Frantz Helmer. Ne role Vasjan Lami Marsela Lena Hajrie Rondo.
Leksioni eshte bashkeprodhim i Teatrit Kombetar me Aleancen Franceze dhe
Ambasaden e Frances ne Shqiperi.