Fitoret mashtruese

Me renien e murit te Berlinit nje ere shprese pati fryre mbi bote. Fundi i perplasjes mes Perendimit dhe Bashkimit Sovjetik pati larguar kercenimin e nje kataklizmi berthamor qe varej mbi kokat tona qysh prej dyzet vjetesh. Sic na thoshte mendja ne demokracia do te perhapej tani nga nje vend tek tjetri derisa te vendosej ne te gjithe planetin.
Gardhet mes zonave te ndryshme te rruzullit do te hapeshin dhe qarkullimi i njerezve i mallrave i figurave dhe i ideve do te behej pa pengesa duke peruruar nje epoke progresi dhe mbaresie. Ne secilin nga keto fronte pati ne fillim disa perparime te shenueshme. Por sa me shume ecej perpara aq me shume humbej busulla.
Nje shembull emblematik lidhur me kete eshte shembulli i Bashkimit Europian. Per Bashkimin shperberja e Bashkimit Sovjetik qe nje triumf. Midis dy rrugeve qe kishin perpara popujt e kontinentit njera doli se ishte e zene ndersa tjetra ishte e hapur deri tej ne horizont. Te gjitha vendet e vjetra te Lindjes erdhen e trokiten ne dyert e Bashkimit ata qe nuk u pranuan enderrojne ende te hyjne.
Nderkaq tamam ne castin qe po triumfonte dhe kur shume popuj po ecnin per nga ai te joshur te magjepsur sikur ai ishte vete parajsa mbi toke Europa humbi orientimin. Ke duhet te pranonte ende dhe me cqellim Ke duhej te perjashtonte dhe per carsye Sot me shume se ne te kaluaren Europa pyet veten per identitetin e saj per kufijte per institucionet e se ardhmes per vendin e saj ne bote pa qene e sigurt per pergjigjet.
Ndersa e di me se miri se prej nga vjen ctragjedira i kane bindur popujt e saj te bashkohen nuk e di edhe aq mire cdrejtim te marre. Mos duhet te marre forme si nje federate e ngjashme me federaten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes e frymezuar prej nje patriotizmi kontinental qe si me i eperm do ta tejkalonte ose do ta perthithte patriotizmin e kombeve qe e perbejne dhe e pajisur me statusin e fuqise boterore jo vetem ekonomike e diplomatike por edhe politike e ushtarake
A do te ishte e gatshme te merrte nje rol te tille dhe pergjegjesite dhe sakrificat qe mbart ky rol Apo me mire te kenaqej me nje partneritet te zhdervjellte midis vendeve xheloze per sovranitetin e tyre dhe te mbetej ne rrafshin global nje fuqi plotesuese
Per sa kohe qe kontinenti ishte i ndare ne dy kampe armike seshte se kishte medyshje.
Prej atehere dilemat nuk i ndahen ne menyre te ankthshme. Jo sigurisht jo se do te kthehemi ne kohen e lufterave te medha as ne kohen e perdes se hekurt. Por do te ishte gabim te mendonim se ceshtja qendron te grindje mes politikanesh ose mes politologesh. shte vene ne pikepyetje vete fati i kontinentit.
Do te qendroj me gjate ne kete ceshtje sipas meje thelbesore dhe jo vetem per popujt e Europes. Ketu desha ta permend me teper per ilustrim sepse eshte simptomatike per kete gjendje hutimi corientimi coroditjeje qe prek njerezimin ne teresine e tij dhe ne secilin prej anetareve.
Me thene te drejten kur shetis veshtrimin ne rajonet e ndryshme te botes prape per Europen shqetesohem me pak. Se me cme duket ajo mat me mire se te tjeret sa shume sfida duhet te perballoje njerezimi sepse ka njerezit dhe instancat e duhura per ti kuptuar mire qe te arrije te gjeje zgjidhjet sepse ka nje projekt perbashkues dhe nje preokupim te madh etik - sido qe nganjehere te le pershtypjen se i merr me lehtesi te gjitha keto.
Ne vende te tjera per fat te keq sgjen asgje te ngjashme. Bota arabo-myslimane spushon se zhyturi ne nje pus historik prej nga duket se e ka te pamundur te dale.
Ajo ka nje mllef ndaj mbare botes - ndaj perendimoreve ndaj ruseve ndaj kinezeve ndaj hebrenjve etj. - dhe para se gjithash ndaj vetvetes. Vendet e Afrikes pothuajse me perjashtime te rralla jane pre e lufterave te brendshme e epidemive e trafiqeve te felliqura e korrupsionit te pergjithshem e kriminalizimit te institucioneve e shperberjes se indit shoqeror e papunesise masive e deshperimit.
Rusia po perpiqet ta marre veten nga shtatedhjete vjet komunizem dhe nga menyra e rremujshme se si doli prej andej udheheqesit e saj enderrojne te fitojne perseri fuqine e pare ndersa popullata mbetet e zhgenjyer. Sa per Shtetet e Bashkuara pasi e mposhten kundershtarin global kryesor tani i kane hyre nje ndermarrjeje prej titani qe po i rraskapit e po i huton te zbusin fill vetem ose thuajse vetem nje planet qe sshtrohet dot.
Madje edhe Kina qe po ben nje ngjitje te mahnitshme ka arsye te shqetesohet sepse nese ne kete fillim shekulli rruga e saj duket e pervijuar - te ndjeke pa nderprere zhvillimin e saj ekonomik gjithe duke qene syhapur per te ruajtur bashkimin shoqeror dhe kombetar - roli i saj prej fuqie te madhe politike e ushtarake eshte plot pasiguri te renda qofte per ate vete qofte per fqinjet e per pjesen tjeter te botes. Vigani aziatik mban ende ne duar nje busull pak a shume te besueshme por po i afrohet me shpejtesi te madhe nje zone ku ajo vegla e saj sdo ti hyje me ne pune.
Ne nje menyre a ne nje menyre tjeter te gjithe popujt e botes jane ne nje pasiguri te madhe. Te pasur a te varfer arrogante apo te nenshtruar pushtues te pushtuar te gjithe i kane - i kemi - hipur nje trapi te brishte me rrezik te mbytemi te gjithe bashke. Nderkaq vazhdojme te shahemi e te grindemi pa u merakosur per detin qe po ngrihet lart.
Madje do te ishim ne gjendje edhe ta brohorisnim dallgen shkaterruese nese tek na sulet ne do te gllaberonte se pari armiqte tane.
Kush eshte
Amin Maalouf eshte prezantuar ne dhjete vitet e fundit me lexuesin tone me dy vepra esene Identitete vrastare dhe romani Samarkanda. Sot hidhet qarkullim oroditja e botes - Kur qyteterimet tona shkojne drejt shterjes Le Drglement du monde Quand nos civilisations spuisent Grasset 2009 perkthim nga frengjishtja i Donika Omarit 232 faqe 650 leke Botues IDK.
Fragmenti qe botojme nga kjo ese eshte paranteza qe Maalouf i ben ne menyre sintetike zhvillimeve te botes ne aspektin politik e ekonomik ne njezet vitet e fundit dhe frikerat e medha qe e shoqerojne poziten aktuale te botes situate qe ai quan coroditje te te gjitha llojeve intelektuale financiare klimatike gjeopolitike etike. Arsyeja e kesaj coroditjeje qendron jo ne ndeshjen e qyteterimeve por ne shterjen e qyteterimeve qe perfaqesohen nga Perendimi dhe nga bota arabe. I pari per shkak se si qendron besnik vlerave te veta e dyta sepse prej kohe ka hyre ne nje qorrsokak.
Amin Maalouf Bejrut 1949 shkrimtar me origjine libaneze qe si rezultat i luftes civile ne Liban nga viti 1975 jeton ne France. Ndonese gjuha e tij amtare eshte arabishtja qe nga ajo kohe Maalouf shkruan ne frengjisht. Vepra e tij eshte perkthyer ne mjaft gjuhe. Ne vitin 1993 u shpall fitues i mimit Goncourt cmimit letrar me me ze ne France. Ne vitin 2010 fitoi cmimin tjeter prestigjioz mimi i Princit te Asturias per letersine te fituar nje vit me pare nga Ismail Kadare.
Nese vepra e tij eseistike ka shqetesim kryesor krizen e qyteterimeve e religjionit identiteteve kombetare letersia me vendndodhje historike po aq ushqehet nga keto burime. Ashtu Umberto Eco Orhan Pamuk apo Arturo Prez-Reverte Maalouf thur fakte terheqese nga historia me ide filozofike. Ai eshte shprehur se si shkrimtar roli i tij eshte qe te krijoje mite pozitive.
Letersia e tij percjell nje kendveshtrim te ndjeshem te vlerave te kulturave te ndryshme nga bota e Lindjes se Mesme Afrikes dhe Mesdheut. Ka shkruar nder te tjera romanet Lon lAfricain 1986 Les Jardins de lumire 1991 Le premier sicle aprs Batrice 1992 Les chelles du Levant esete Les croisades vues par les Arabes 1983 Origines sur ses origines familiales du Liban Cuba.