Ne karagjozet e Ballkanit
Ka shume personalitete ne jeten e kombit tone qe jane neveritur me sjelljet e patrioteve te tyre perkatesisht me hyneret qe kane bere te paret e tyre dhe ne caste deshperimi te thelle kane klithur e kane mallkuar fatin e tyre te mbrapshte duke arritur deri aty sa qe edhe perkatesine shqiptare ta shpallnin si nje identitet te merzitshem.
Kam parasysh Konicen Fishten por edhe te tjere. Keshtu edhe keto dite ai qe ka vezhguar godinat ku numerohen votat e zgjedhjeve lokale ka vene patjeter duart ne koke kur ka pare police militante ministra gangstere dhe lloj-lloj horrash qe skermiten pas xhamave te zinj te fuoristradave apo makinave luksoze. Kush nuk e ka ndjekur ecurine e te famshmes Njesia 5
Po cfare demokracie eshte kjo Pse duhet ta duam kete demokraci fare vendi eshte ky qe pjell kaq shume trishtim kaq shume hajni e dhune kaq shume dallkauke Pse duhet te behemi karagjoze deri ne kete pike sa per te numeruar nje grusht vota duhet te cudisim dynjane. Ku eshte pare dhe me thoni ne cilin vend ballkanik jo europian ambasadore e te huaj te tjere me pune ne Shqiperi te ulen ne sallen ku numerohen votat dhe te shohin nje shfaqje banale te asaj qe nje ambasador i huaj me cinizem e quan arome demokracie.
E perseris ne cilin vend te Ballkanit ndodh kjo shfaqje karikature si ketu te ne
Po Tokio kryeqyteti japonez qe ka mbi 12 milione banore si ia del qe i numeron votat brenda nje dite Nuk eshte e veshtire te thuash se ne shqiptaret nuk e duam demokracine ne shqiptaret jetojme me politikanet ne shpine jo me ata qe i zgjedhim ne por me ata qe na zgjedhin ne per te na sunduar. Shqiperia po shfaq keshtu anen e saj me te erret.
Ajo sot nuk qeveriset nga te zgjedhurit e saj por sundohet nga ata qe zgjidhen vete dhe qe bejne te pamunduren qe te mos e leshojne pushtetin qe me parate e vjedhura jane gati te blejne gjithcka mjaft qe te rrine ne pushtet.
Ne qofte se demokracia eshte nje sistem qe nxit antivlerat nje sistem qe e ben njeriun e pushtetit perendi te fatit tone dhe i jep atij fuqi qe te vjedhe te vrase dhe ta shperndaje pasurine publike mes klientesh apo skuadriljesh kriminale atehere perse duhet ta duam kete demokraci te shemtuar dhe si ka mundesi qe nuk turperohemi nga nje vend i tille karagjoz Ajo qe befason gjithkend eshte se edhe pas njezete vjetesh ne ende nuk duam te pranojme rregullin numer nje te demokracise qe eshte vota e lire.
Ne e kemi ngritur demokracine mbi dyshimin dhe mbi friken e kundershtarit. Demokracia shqiptare nuk eshte nje ndeshje mes rivalesh. Demokracia shqiptare u ngjiz qe ne fillim si nje katrahure e modelit sicilian parimi dhe frymezimi i se ciles nuk eshte sherbimi per te gjithe por rrembimi nga te gjithe i pasurise publike.
Sipas ketij mentaliteti pra sipas demokracise shqiptare alla-siciliane atdheu nuk eshte vendi i bashkimit te vlerave por atdheu eshte nje banke e stermadhe qe grabitet cdo dite qe shkermoqet nga banditet qe rrine ne shpine te atdheut ne emer te demokracise pra te atyre banditeve qe vijne dhe nuk ikin kurre nga pushteti me transparencen e votave qe numerohen sic po numerohen keto dite.
Ne harrojme se fushatat elektorale ne Shqiperi jane fushata frikesuese jane programe te frikshme ne te cilat pushteti pa iu dridhur qerpiku fare e trajton administraten si nje ndermarrje private dhe heq e puneson njerez si ti doje e bardha zemer.
Shqiperia eshte e ndare me dysh. Kurre me pare se keto dite Shqiperia nuk ka qene kaq e ndare dhe kaq e copetuar sa ne fund te ketyre 20 vjeteve demokraci. Me shume se gjysma e popullsise e sheh kryeministrin e vendit si nje pushtues si te keqen me te madhe qe i ka rene ta provoje nderkaq pjesa tjeter e popullsise e sheh ate ndryshe.
Natyrisht ne demokraci dashuria dhe adhurimi per ata qe qeverisin nuk eshte homogjene. Mirepo ne rastin tone puna ndryshon. Demokracia shqiptare nuk eshte ndertuar si sistem qe mbeshtet mbi nderrimin e pushtetit por si nje sistem qe nxit sundimin permes votes se vjedhur frikesimit shitblerjes gangstereve e mafiozeve. E gjithe kjo katrahure permbyllet me skoten e servileve te pushtetit.
Ne sot jemi vendi unik ne Europe qe nuk ka inteligjence te mirefillte. Nen frymezimin dhe modelin e demokracise popullore ne shfaqim vazhdimisht spektakle banale me intelektuale qe e shohin te keqen tek opozita. Ne jemi vend i vetem ne bote ku njerezit e mendjes dalin hapur e hedhin firma per te denuar opoziten. Nje pedagoge si Flora Osmani eshte pak.
Ne kemi universitete ku futen gjithe mediokrit e pushtetit te radhes dhe mbajne logje ne salla ku studente e pedagoge rrine si te trembur e shohin nga dera. Ky vend i merzitshem e meriton nje demokraci si kjo qe po na shfaqet ne shkollen Vasil Shanto. Kjo demokraci qe po ndertojme ka kohe qe po na ben e po na shfaq ne syte e te tjereve ashtu sic jemi karagjoze te Ballkanit e asgje tjeter.