Sbesoj se Prokuroria do mund të arrestojë ndonjë ministër
“KOP-i është një kostelacion yjesh”, - thoshte dikur në opozitë, Kryeministri i sotëm. Edhe unë ashtu mendoj. Edhe sot, KOP-i është një kostelacion yjesh, por që dritën e merr nga familja Berisha. Në “kozmosin shqiptar”, këta yje nuk rrine e veshtrojne si tek romani i Cronin
“The Stars Look Doën”, por rrine e mendojne se si të bëhen pasanikë, në ato vite që kanë pushtetin, si te vjedhin “konform ligjit”. “Demokratet”, pas tete vjetesh kavalishence, e gjeten veten mjaft te varfer nga “socialistet” qe kishin vene goxha pasuri, edhe keta “konform ligjit”, madje edhe duke u vetëshperblyer per punen e mire qe kishin bere.
Turravrapi nuk njeh limite. Plasi tregtia e armeve, para e madhe pa hesap: Te gjithe ishin ne maratone, vraponin “burrat e shtetit” pas Devirolit apo Derivolit. Pastaj në skenë hyri Fazlliçi, qe drejtonte edhe mbledhjet e qeverise, duke dhene eksperiencen e tij nderkombetare ne fushen e hajduterise.
Edhe znj. Liri, për fat të keq, hyri ne loje pas plasjes se Gerdecit, hyri ne loje per t’u deftuar shqiptareve se sa naive ishin gerdecaret, qe i dergonin femijët dhe grate ne fabriken e vdekjes, edhe pse e dinin qe atje i priste vdekja nga çasti ne çast (!).
Pra, ne kozmosin e hajduterise, Luli nuk eshte vetem. “Udhen Patriotike” po e bejne se bashku, paret i rruajne se bashku; se bashku shpresojnë që nuk ka per t’i gjetur gje. Prokuroria Shqiptare nuk arriti t’i dorezonte dot nje “ftese” Fazlliçit, a do mundet të ulet ne banken e te akuzuarve ndonje minister te Qeverise se Saliut?