Dy shqiptarë në finalen e “Das Supertalent” në Gjermani
16/12/2008 Vanesa Krasniqi nuk ishte e vetmja shqiptare në finalen e konkursit më popullor në Gjermani - “Das Supertalent”. Një tjetër shqiptar është kualifikuar i dhjeti në natën e fundit të spektaklit. Ai quhet Duri Krasniqi, një djalë 12-vjeçar, i cili jeton në Austri, por para se të ngjitej në skenë tregoi për atdheun e tij, Kosovën. Vanesa nuk arriti të fitonte edicionin e këtij viti, por u rendit e katërta në renditjen finale. Megjithatë, ajo ishte konkurrentja femër e votuar më shumë.