Rama Berishës: Të hartojmë një ligj europian
16/12/2008 Kreu i PS-së kritikoi ashpër projektligjin e PD-së për dosjet
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama lëshoi një lumë akuzash dhe kritikash ndaj kreut të mazhorancës lidhur me projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Gjatë një konference për shtyp kreu socialist apeloi për mosvotimin e një projektligji të tillë dhe kërkoi që forcat politike të ulen në tryezë dhe të hartojnë një ligj brenda standardeve evropiane. “Është e trishtueshme që 18 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste Shqipëria nuk ka arritur të bëjë një ligj evropian për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste. Është e trishtueshme që sot, 18 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste, kryeministri i Shqipërisë dhe forcat qeveritare duan të hapin dosjet e diktaturës komuniste për të mbyllur dosjet e diktaturës së korrupsionit”, - u shpreh Rama lidhur me këtë çështje. Sipas tij, fryma që karakterizon komunikimin publik dhe aksionin politik të Sali Berishës mbetet thelbësisht komuniste. Por duke qenë më i drejtpërdrejtë në akuzat e tij, Rama nënvizoi se “projektligji i dosjeve është një shprehje brutale e komunistizimit të marrëdhënieve mes qeverisë së Sali Berishës e atij vetë me pushtetin gjyqësor në Shqipëri”. Duke shkuar më tej, kreu socialist vlerësoi se “Sali Berisha kërkon të shkatërrojë pushtetin gjyqësor për të shpëtuar in extremis oborrtarët e tij nga hetimi e gjykimi i pavarur i dosjeve të mëdha të korrupsionit qeveritar”. Njëkohësisht, në kundërshtim të projektligjit të PD-së për dosjet, kryetari i socialistëve gjykoi se janë të gjitha mundësitë për të bërë një ligj evropian për këtë çështje, e cila në thelb nuk është e asnjë partie më vete, po e të gjithë shoqërisë shqiptare si një e tërë. Për këtë arsye Rama lëshoi një apel për të gjithë forcat parlamentare dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. “Mos votoni sot me ngut atë që keni gatuar pa asnjë debat dhe asnjë mirëkuptim as me opozitën, as me shoqërinë civile, as me kategoritë drejtpërdrejtë të interesuara dhe as me partnerët ndërkombëtarë. Kthehuni në tryezën e diskutimit për të gjetur mirëkuptimin e të gjithëve, sepse të gjithë e dëshirojnë miratimin më në fund të një ligji evropian për çështjen e dosjeve të diktaturës komuniste”, - theksoi Rama gjatë fjalës së tij.