E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo, "jo" rrotacionit para Barçës

Barcelona? Zhoze Murinjo nuk do të mendojë para kohe për ndeshjen e rëndësishme të Champions League, duke kërkuar t‘i përqendrojë lojtarët te Bolonja. Luzitani nuk mendon as për rrotacionin, pasi në sfidën me emilianët do zbresin në fushë që nga minuta e parë Eto‘o e Milito, të mbështetur nga Stankoviç, Kambiaso e Samuel. Në formacionin bazë ka hije dyshimi për Muntari, Thiago Mota, Kordoba dhe Luçio. Në stadiumin "Dall‘Ara" të Bolonjës ndoshta lojtarët zikaltër do përpiqen të ruajnë energjitë, por forma e mirë që kanë treguar kohët e fundit, ka bërë që Murinjo t‘i aktivizojë titullarët në çdo ndeshje. Kjo favorizohet edhe nga pushimi dyjavor i Serisë A.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›