E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy studentë në "Ibrahim Kodra"

Endrit Durishti dhe Gerti Ibro kanë çelur në galerinë "Ibrahim Kodra" në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ekspozitën e titulluar "Proces". Dy artistët e rinj kanë ndërthurur disa gjini të artit pamor në këtë ekspozitë, mes të cilave pikturën, fotografinë, videon dhe skenografinë. Endrit Durishti është student në Akademinë e Arteve në Tiranë, kurse Gerti Ibro, po ashtu student, jeton dhe studion në Milano. Ata kanë hapur këtë ekspozitë të përbashkët për të sjellë dhe afruar dy kulturat, atë italiane dhe shqiptare, duke shpresuar që ky këndvështrim artistik të vijë interesant për artdashësit shqiptarë. Për t‘i afruar më shumë ndjenjat dhe vlerat emocionale e kulturore, terreni më i përshtatshëm prej të cilit marrin jetë veprat e tyre, është realiteti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›