Parashqevi Qiriazi: Ditët e mia në kuvendin e burrave
Ajo nisej në një kuvend burrash, kur gratë muhamediane fshiheshin pas perçes. Do të duronte paragjykime, sharje deri edhe thirrje gjyqi për hir të gjuhës shqipe. Por nuk dorëzohej. "Do ta kisha për nder edhe t‘më shpinin në litar", shprehet Parashqevi Qiriazi, ajo që hyri në histori edhe si e vetmja grua në Kongresin e Manastirit. Një rrugëtim që do ta frymëzonte më shumë. Detaje, kujtime, fotografi, dokumente dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me këtë ngjarje të shënuar, vjen këto ditë si dëshmi e largët triumfuese. Ndërsa mes rreshtave të disa fletëve që koha i ka ngjyrosur me një të verdhë të zbehtë, gjen një rrëfim të jashtëzakonshëm jetësor të Parashqevisë. Janë shtatë të tilla. Ruhen në Arkivin e Shtetit, në dosjen 1 të fondit 47. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit të përmbajtjes dhe veprimtarive në Muzeun Historik Kombëtar, ka prishur palosjen e tyre të zakonshme, për t‘i sjellë të ekspozuara në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Parashqevia flet për ato ditë. Në atë alfabet që ajo e pa të lindte, ndonëse pjesëmarrja e saj mes delegatëve do të kalonte pa zhurmë. Në atë situatë të vështirë për gruan, i vëllai, Gjergji, "më këshilloi të mos ekspozohesha në Kongres e të dilnja në tribunë". Gati si një rrëfimtare, ajo tregon kur bashkë me shoqëruesen e saj, Fillomena Bonatin e Mihal Gramenon që ajo e quan xha Mihali, ndaluan në një kthinë pa tavan e oxhak, ku edhe tymi nuk kishte ku të shkonte. Edhe atë natë, të strukur në palltot e rënda, do ta kalonin duke folur për abecenë. Lufta e saj do të vazhdonte edhe vite më vonë. E në fakt kur shkruan, ajo është e shkëputur në kohë nga kujtimet. Ato janë hedhur vite më vonë, por pa iu zbehur rëndësia e kësaj dëshmie të hedhur në rreshta.
Kongresi i Parë i Manastirit
Prej Parasqevi Qiriazit
Për në Kongresin e Parë të Manastirit Komisioni pregatitor ftoi edhe motrën t‘ime Sevati të përfaqësonte shkollën shqipe të vajzavet në Korçë. Vjeshtën e motit 1908, për shkak të rrethanave politike të krijuara me shpalljen e regjimit konstitucional në Turqi, shkolla jonë u çel me një numur shumë më të math studentesh se sa në vjetët e robërisë. Puna e shumë për të smadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoreshën të largohet prandaj ajo ma delegoj mua të drejtën e mandatin për të përfaqësuar shkollën e vajzavet të Korçës në këtë Kongres të Parë Kombëtar, sikundër u quajt atere prej shqipëtarëve.
Si dihet, iniciativën e mori klubi i Manastirit "Bashkimi", i cili u themelua fill pas Hyrietit dhe vëllaji im Gjegj Qiriazi pati luajtur rolin kryesor. Qyteti i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoj përfaqësues Mihal Gramenon, Gligor Ciklen, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua që isha nuk munda të udhëtonja vetëm, pra mora shoqen time Fillomenën A Bonati të më shoqëronte n‘atë mision.
Nuk do të flas këtu mbi vështirësi që patën hasur im vëlla Gjerasim Qiriazi me motrën Sevasti për të çelur shkollën shqipe të vajzavet e për të mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të sulltan Hamitit. Përpara shpalljes së Hyrietit, shkollat shqipe nuk mundën të vazhdojnë pa ndërprerje as për djemtë e të krishterëvet dhe as për djemt e mohamedanëvet, atyre u qe ndaluar kategorikisht të mësonin shkrim e këndim në gjuhën amtare.
Por dua të them se vetë ne mësueset e shkollës, kur delnim nga shkolla, Mitropoliti grek porosite rrugaçët të na shanin "Masonka, Protestante, Papiste", me gjithë se nuku ishim asgjë tjetër veçëse shqiptare patriote. Në një kohë të këtillë, pra kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta politike për ato, dhe gratë muhamedane, në rugë s‘munt të delnin pa ferexhe, do të ishte e pamundur dhe e pa dëgjuar që një grua të delte sheshit në një kongres burrash. Im vëlla Gjergji qe këshilltari kryesor i klubit "Bashkimi" dhe iniciator kryesor i Kongresit, ay më këshilloj të mos ekspozohesha në Kongres e të dilnja në tribunë. Ay qe burrë i urtë dhe i mençur dhe me kulturën e tij të gjerë kish fituar simpathinë e miqve të Shqipërisë edhe munt të them respektin e të huajve. Me gjithë këto pengesa mua prapë mu dha një rast i mirë të shërbej në komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit i cili qe dhe kryetar i tij.
Nëna jonë, Maria ishte e pamundur por unë ndihmonja zonjën e Gjergjit për të pritur e përcjellë tetë anëtarët e komisionit të cilët punonin me ditë të tëra të veçuar për të shikuar çështjen e alfabetit, por edhe dhashë dorë duke mbajtur shënime për komisionin. Por kjo puna ime gjatë Kongresit qe efmere. Ajo që mbeti në formë konkrete dhe e dobishme prej dorësë sime, punë e frymëzuar prej Kongresit të parë të Manastirit, është botimi i abetares s‘ime të hartuar sipas rregullave që vendosi Kongresi vetë. Kjo abetare e para e llojit të saj, dolli pas disa muajsh dhe u lajmërua prej shtypit kombëtar si një punë e vlefshme. "Bashkimi Kombëtar", më 5 të vjeshtësë tretë 1909 shkruante: "Kjo librë i vogël me 32 faqe dhe me 18 fytyra është radhitur bukur e me abecene që vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vërtet mbante çmimin 20 pare copa, por e vërtetë është se ajo u shpërnda gratis jo vetëm te mësuesit por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të atëhershme. Që në Kongresin e Manastirit turqit edhe qeveritë treguan pllanet e tyre ndaj shqipëtarëvet. Bënë çmos që të meret alfabeti arab edhe grek për të shkruar gjuhën shqipe. Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të Parë të Manastirit dhe për të penguar mbrodhësinë të popullit shqiptar t‘arsyer me gjuhën amtare, Xhon turqit nisën fushatën kundër abscese shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqve kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.
Alfabeti
1. Sot ësht dita shqiptare të përpiqemi
‘‘ ‘‘ ‘‘
Alfabetin t‘on të mprojmë
Shpejt o burrani
Shkronjat t‘ona jan të arta
Këtë duamë
Shqipëri atdhe i dashur
Ne stë lëmë ty të varfër
Shkronjat t‘on kemi për të mbrojtur
Me gjithë shpirt shqipëtarisht
2. Armiqt o shqipëtarë po përpiqenë
Shkronjat turçe dhe gërqishte
të na japinë.
Le t‘i mbajnë ato për vethe
Kemi tonat. Shqipëri.....
Ata duan, Shqipëtarë
Ndarjen t‘onë
‘‘ ‘‘ ‘‘
Këtë punë shumë kthjellët e treguanë
Ngrihuni pra t‘u tregoni
Se j‘u s‘i ndroni.
Shqipëri_ _ _ _ _
Udhëtimin nga Korça në Manastir e bëmë atë kohë me dy ditë. S‘më del nga mendja nata që ngrysëm në han të Stenjës. Katër burra dhe dy gra në një kthinë trualli pa tavan e pa oxhak. Me robat e udhës e me pallton e math krahëvet u mblodhëm të gjithë reth zjarrit të ndezur në mes të vatrës me tymin që ntrashej sa më shumë se skish nga të delte. Natën e gdhimë me biseda kombëtare dhe rreth çështjes së abecese dhe herë . herë duke dëgjuar ndonjë shaka prej xha Mihalit i cili ndërsa derdhnim lot prej tymit përpiqej të na bënte të qeshnim. Kur harrimë në Manastir një ditë para se të çelej Kongresi qemë përgjumë e të lodhur prej udhës.
Edhe ky udhëtim edhe Kongresi vetë, më shtynë të mendonem se çduhej bërë për të shpëtuar gruan nga gjendja në të cilën kredhej. Përveç Abetares dhe hymnit t‘alfabetit, vendosa ashtu e heshtur që kur të kthehesha në Korçë të ftonja shoqet e mija të qytetit dhe së bashku të fillonim organizimin e një shoqërie kombëtare për gruan.
Brënda vjetit e themeluam, me emrin "Yll‘i Mëngjesit" me qendër në Korçë edhe me degë në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kjo shoqëri bëri punë të mirë për të mbrojtur të drejtën e gruas duke mbajtur Konferenca kulturore patriotike dhe duke çelur kurse për të rejat që nuk vinin dot në shkollë.
Kjo shoqëri nuk u themelua pa vështirësi, ku më thirrën dhe në gjyq disa herë. Kundërshtarët e çështjes shqipe e shpjegonin këtë thirrjen t‘ime në gjyq si një turp, sikur të kisha bërë ndonjë gjë të keqe, për një grua t‘a bënjë veten sa ta shpien në gjyq, thoshin turkomanët dhe grekomanët. Por unë do ta kisha për nder t‘më shpinin dhe në litar për çështjen shqipe.
Kurrë nuk më shkonte ndër mend se do të rronja të shoh mbesat e mia të realizuara. Nuk jam më e zonja të mar pjesë në punën e madhe që bëhet për gruan dhe prej gravet, në vetë zhvillimin madhështor të qytetërimit të kulturës në Shqipëri më mbetet të paktën e drejta natyrale të gëzonem edhe unë për këtë punë të mbarë që po lulëzon n‘atdheun t‘onë të dashur që ka vuajtur kaq shumë...