Part-time, javen e ardhshme fillojne regjistrimet
Me ne fund drejtues te fakulteteve dhe te universiteteve ne vendin tone kane arritur te japin nje date limit per fillimin e regjistrimeve per studimet part-time. Sipas dekaneve dhe rektoreve, udhezimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences per keto lloj studimesh pritet qe te dale ne fillim te javes se ardhshme, ose maksimumi, deri te merkuren. Universitetet pohojne se jane gati per te nisur kete proces dhe per te mirepritur studentet e ardhshem me kohe te pjesshme. Megjithate, pa dale udhezimi nga MASH, stafi pedagogjik nuk mund te beje asnje levizje. Sistemi i studimeve me kohe te pjesshme duhet te niste zyrtarisht me 20 nentor, por ai eshte shtyre. Kjo pasi ne universitete ende nuk ka mberritur asnje udhezim, i cili u hap driten jeshile, nisjes se studimeve me kohe te pjesshme. Drejtuesit e fakulteteve te Universitetit te Tiranes, ku do te aplikohet part-time, shprehen se nuk mund te nisin regjistrimet e ketyre kandidateve, pasi nuk kane asnje udhezim per pranimet e ketij sistemi studimesh. Deti tani mesohet se disa prej universiteteve i kane derguar propozimet ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Keshtu, Universiteti i Tiranes, mesohet te kete propozuar rreth 3 mije kuota. Megjithate, sa i perket degeve me kuota te kufizuara, Universiteti i Tiranes i ka propozuar Ministrise se Arsimit futjen pas tre vitesh "pushim" te sistemit part-time ne Juridik, me 400 kuota gjithsej. Gjithashtu, ne deget e Fakultetit te Historise dhe Filologjise jane propozuar 450 kuota gjithsej ne sistemin me kohe te pjesshme. Behet fjale per Gjuhen Shqipe dhe Letersise, Historine dhe Gjeografine. Secila prej tyre do te kete nga 150 kuota ne dispozicion.
Liberalizimi
Sipas burimeve nga rektorati i UT-se, nuk mund te flitet per nje shifer te sakte te propozimeve, sepse disa dege eshte propozuar te jene te palimituara. Disa prej tyre do te jene deget e Fakultetit te Ekonomise, dhe dega e Biologjise ne Fakultetin e Shkencave te Natyres.
Liberalizimi
Sipas burimeve nga rektorati i UT-se, nuk mund te flitet per nje shifer te sakte te propozimeve, sepse disa dege eshte propozuar te jene te palimituara. Disa prej tyre do te jene deget e Fakultetit te Ekonomise, dhe dega e Biologjise ne Fakultetin e Shkencave te Natyres.