E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pullë postare për Kongresin e Manastirit

Një prej ngjarjeve më të shënuara të historisë kombëtare, 100- vjetori i Kongresit të Manastirit, është vlerësuar e përkujtuar edhe prej aktiviteteve të organizuara me këtë rast nga Posta Shqiptare. Ky institucion ka hedhur në qarkullim një pullë të posaçme postare, me pamjen e Kongresit të Manastirit. Posta Shqiptare ka organizuar ndër të tjera edhe konkursin letrar me poezi për nxënësit të sistemit 9-vjeçar, nga i cili do të jepen gjashtë çmime. Edhe Posta e Maqedonisë, në bashkëpunim me Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Shkupit, ka nxjerrë në qarkullim një pullë të re postare, që shfaq imazhin e Kongresit të Manastirit. Të dyja, të cilat nisin qarkullimin njëra nga Shqipëria e tjetra nga Maqedonia, janë shumë të rëndësishme. Ato vijnë si një metaforë për të gjithë krijuesit e vlerave kulturore dhe shpirtërore për të lartësuar këtë përpjekje kushtuar identitetit kombëtar. Nëntori është shpallur muaji i Kongresit të Manastirit, ndërsa data 20 nëntor u shpall Dita e Alfabetit në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›