Dy sulme me bomba në Pakistan, dhjetëra të vdekur

Një bombë e vendosur në një motoçikletë ka shpërthyer në veri-perëndim të Pakistant duke vrarë të paktën pesë persona, ndërsa ka plagosur më shumë se 20 të tjerë.
Zyrtarët thanë se bomba shpërtheu në një qendër tregëtare.
Në të kaluarën, militantët kishin shënjestëruar dyqane të tilla për shkak veprimtarisë anti-islamike të tyre.
Të hënën, tetë persona raportohet të jenë vrarë kur një kamikaz hodhi veten në erë pranë shtëpisë të një zyrtari të lartë pakistanez në qytetin Karaçi.
Në mesin e të vrarëve thuhet se ishin dhe gjashtë pjesëtarë të policisë së Pakistanit.