Kinë, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Kinë të shkaktuara nga një javë reshje të dendura kanë vrarë të paktën 57 persona dhe detyruar mbi 1 milion të braktisin shtëpitë e tyre.
Autoritetet deklarojnë se 12.3 milionë persona janë prekur nga dukuritë natyrore në provincat Sicuan, Henan dhe Shanxi, përkatësisht në jug-perëndim, në qendër dhe në veri të Kinës.
Përmbytjet në Sicuan pritej të ishin më të këqijat që prej vitit 1847, raportojnë mediat kineze.
Mbi 120 mijë shtëpi janë shembur dhe dëmet materiale llogaritet të jenë në 2.7 miliardë dollarë, ka bërë të ditur Ministria e Cështjeve Civile. Sipas të njëjtit burim, 29 persona të tjerë rezultojnë të humbur.
Qeveria qendrore është bashkuar për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve, duke shpërndarë tenda, carcafë dhe rroba.
Autoritetet në Shanxi kanë deklaruar se një rrëshqitje toke që u regjistrua të shtunën përfshiu një rajon periferik të kryeqytetit Xian, duke mbuluar një fabrikë tullash dhe një hotel për punëtorët, duke vrarë 17 persona dhe duke lënë të humbur 15 të tjerë.
Ndërkohë, mbi 600 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Sicuan, pasi lumi më i gjatë i Kinës, Jangtze, arriti nivele të rrezikshme.
Kina preket cdo vit nga përmbytjet. Vitin e kaluar përmbytjet vranë ose lanë të humbur mbi 4 mijë persona.