E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Palestinës, Netanyahu negociata me Abu Mazen

Ndërsa Palestina kërkon njohjen nga OKB të shtetit të saj, Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu është i interesuar për një takim me Presidentin palestinez Abu Mazen në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Netanyahu apelon për rinisjen e negociatave të drejtpërdrejta mes shtetit hebre dhe Palestinës për të vijuar më pas me bisedime në Jeruzalem dhe Ramallah.
Ky apel vjen ndërkohë kur pas pak ditësh Presidenti Abu Mazen pritet të paraqesë në Pallatin e Qelqtë në OKB kërkesën zyrtare për njohjen e shtetit të Palestinës.
Palestinezët ndërkaq i presin kohë edhe më të vështira pasi të kenë prezantuar në OKB kërkesën për pranimin e tyre si shtet anëtar në OKB.
Të premten, presidenti Abu Mazen i mbërritur dje në Nju Jork do t`i dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon kërkesën zyrtare.
Palestina është në qendër të takimeve paraprake në vigjilje të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të nisë të mërkurën.
Autoritetet më të larta të vendeve të ndryshme të botës kanë mbërritur në Nju Jork, mes të cilëve edhe një delegacion nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›