E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në qendër të Ankarasë, të paktën 2 të vdekur

Si pasojë e një shpërthimi të regjistruar në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë paradites së sotme, raportohet të jenë vrarë të paktën dy persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Ende nuk është saktësuar shkaku i shpërthimit, megjithatë sipas policisë, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë shkaktuar nga një makinë-bombë. Zyrtarë të ministrisë së Brendshme kanë bërë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një minibus në qendër të kryeqytetit.

Televizioni turk NTV raporton për të paktën dy të vdekur dhe më shumë se 10 persona të plagosur ndërsa ka transmetuar edhe pamje nga ngjarja. Nga shpërthimi janë dëmtuar gjashtë automjete dhe shumë ndërtesa. Pamjet në televizion tregonin ekipet zjarrfikëse duke shuar zjarret që kishin përfshirë veturat që ndodheshin aty pranë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›