Dy sy, dy veshë, vetëm një gojë...
Sigurisht edhe një hundë me dy flegra. Ky është portreti i natyrshëm i një njeriu të zakonshëm, për të cilin funksionet e këtyre shqisave dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Sidoqoftë, te ky konstatim universal, ajo që bën paksa përjashtim është nuhatja, që lidhet me hundën dhe nuk ka në çdo rast vlera absolute, siç është për shembull mprehtësia e syve, apo qartësia e të dëgjuarit. Sepse, ajo edhe në kuptimin më konkret (jo metaforik) e zvogëlon efektin për shkak të ftohjes së mundshme të njeriut, të sinuseve herë pas here të ngarkuara etj. Ndërsa, duke i qëndruar kuptimit më konkret të këtyre fjalëve, goja mund të shprehë më së shumti atë çka përmblidhet nga informacioni që njeriu merr prej vështrimit dhe dëgjimit.
Mirëpo, aktualisht, në mjedisin tonë politik, në përgjithësi në atë publik, na del që të vërtetat e mësipërme, të cilat na janë tiposur tradicionalisht, nuk qenkan të tilla në çdo kohë dhe për çdo kategori të popullsisë. Këtë farë korrigjimi më duhet ta përmend këtu, ngaqë veçanërisht vitet e fundit dalin në tribuna festive, në podiume parlamentare dhe partiake, në ekrane televizive dhe në forume të shoqërisë civile, përherë e më shumë ca tipa që quhen dhe vetëquhen politikanë, analistë, zëdhënës apo me gjithfarë emërtimesh pompoze, të cilëve u flet goja me siguri absolute, pa ta mbushur aspak mendjen te “të vërtetat” e atyre që thonë. Te ato “të vërteta” që, pavarësisht se si i quajnë ata, nuk i përgjigjen realitetit të hapur apo të nënkuptuar, të zëshëm apo edhe të nënzëshëm, të cilët fare mirë dhe qartë i shohin dhe i dëgjojnë njerëzit e zakonshëm, që përbëjnë shumicën absolute të popullit. Të atij që vendos me votën vetjake, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë të ardhmen e tij dhe të gjithë jetës së vendit.
Në radhët e mëposhtme nuk kemi ndërmend të gjykojmë asnjeri, por vetëm të referojmë. Të referojmë ndonjëherë edhe në ligjëratë të drejtë, fjalë për fjalë, meqenëse ndokush prej atyre tipave, që thirren apo vetëthirren politikanë, analistë, zëdhënës ose me gjithfarë emërtimesh pompoze të tjera, opinionet dhe deklaratat e tyre i shprehin edhe me shkrim dhe i postojnë në Internet, si për të na dhënë kështu të drejtën që t’ia servirim lexuesit tonë, duke e shtyrë këtë t’i gjejë ndoshta kuptim konkret dhe të përshtatshëm asaj thënies së dikurshme të popullit ndaj ca e cave: “Mendje kanë, fiqir nuk kanë!” (shpjegim: fjala ‘fiqir’ është huazuar gjatë përdorimit të shqipes nga turqishtja, për të treguar administrimin e mendimeve në bisedat dhe veprimin e njerëzve).
Në të vërtetë, ideja për të nxjerrë deklarata të ndryshme të bëra nëpër media, si edhe mendime të shprehura në rrjete sociale, më lindi pak kohë përpara se të zhvillohej në vendin tonë votimi i datës 23 të qershorit të kaluar, për zgjedhjet e përgjithshme të organit legjislativ, prej konfigurimit të të cilit del edhe përbërja e qeverisjes qendrore. Pikërisht atëherë kur po shfaqeshin shenja të bollshme se “vullkani” i zemëratës popullore ndaj pushtetit 8-vjeçar po bëhej gati të shpërthente, disa analistë, të njohur për mbështetjen e tyre ndaj mazhorancës së deriatëhershme dhe të prenotuar për një kohë të gjatë në disa emisione televizive, shpreheshin që rezultati i këtyre zgjedhjeve do të dilte vërtet i ngushtë - 69/71 mandate, por në favor të asaj mazhorance (ndonjëri prej tyre ndodhur përballë kundërshtive të kolegëve bënte edhe ndonjë “lëshim” të vogël, kur thoshte që rezultati mund të ishte 70/71 mandate, duke mos mbajtur parasysh as përcaktimin e Kushtetutës dhe praktikën tonë parlamentare, sipas të cilave, Kuvendi i Shqipërisë funksionon me 140 deputetë dhe jo me 141).
Larg vlerave reale e ndërtonte fushatën e tij elektorale edhe Sali Berisha, kur deklaronte pa ndërprerje dhe pa u lodhur logon e kësaj fushate, sipas së cilës, forca e tij politike dhe e aleancës së disa subjekteve zgjedhore që drejtohej prej saj ishte ndryshimi. Ndërkohë që ishte e arsyeshme që elektorati mund t’ia besonte platformës për ndryshim forcave opozitare, por kurrsesi atyre që përfaqësonin pushtetin, i cili e ka lënë Shqipërinë në një prapambetje të dhimbshme. Si për të ndërruar taktikë, Berisha zgjodhi edhe bërjen e disa premtimeve të bujshme, siç ishte heqja gjatë mandatit të ardhshëm të tij e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Le të thoshte publikisht Ambasadori Arvizu, se kjo ishte e pamundur ngaqë Shqipëria shënonte një shifër të kriminalitetit, shumëfish më të lartë sesa 3 për qind – kriter i SHBA për marrjen e kësaj mase me shtetet e tjera! Jo, kryeministri ynë nuk dëgjonte nga ai vesh! Le të bëhej i ditur edhe në kancelaritë shqiptare hartimi i projektligjit mbi përfundimin një herë e mirë të llogarisë amerikane të vizave, të cilin e ka miratuar tashmë Kongresi i SHBA dhe pritet së shpejti aprovimi i këtij akti nga Senati! Jo, kryeministri ynë nuk i hidhte sytë andej!
Pastaj ndodhi ajo që jo pak qytetarëve nuk ua kishte pritur mendja: diferenca e vota midis koalicionit të majtë dhe atij të djathtë ishte aq e thellë saqë e detyronte këtë të fundit t’i nënshtrohej tranzicionit të pushtetit. Dhe, në këtë të kuadër, Kryetari i PS, Edi Rama të përshëndetej për fitoren nga Shtetet aleate të Shqipërisë, madje edhe të pritej në disa prej tyre, ashtu sikurse në prag të zgjedhjeve, si kryeministri ynë i ri. Ndërkohë që, nga takimet në Romë me homologun Letta dhe ish-kryeministrat italianë, Berluskoni i së Djathtës Apenine (të cilit Berisha ynë i pati marrë borxh edhe titullimin ‘kavalier’) e cilësoi mikun nga Shqipëria si fryma e re që do të përçonte zhvillimet e mëtejshme këtu. Sidoqoftë, ca demek analistë të pavarur, që vërtet janë bërë tashmë të bezdisur për publikun shqiptar dhe që duket e kanë lidhur kërthizën me Partinë Demokratike dhe liderin e saj, kur Qeveria e majtë ende nuk është parë të krijohet dhe të funksionojë, ata hedhin nëpër studio televizive “dyshimet e forta” të tyre për realizimin e programit politik, ekonomik dhe social të saj.
Ndërsa vetë Sali Berisha pështyu atë që kishte gëlltitur me pranimin një herë të humbjes, duke deklaruar shumë shpejt që atë pranim e kishte bërë përpara certifikimit të rezultateve nga KQZ. Por, meqë me gjithë manovrimet antiligjore të këtij institucioni qendror të administrimit të zgjedhjeve nuk mundi të thurej lëmshi që kërkonte, atëherë tentoi ta kompensonte rrënimin e vet me një fitore të re, duke kumtuar në një konferencë shtypi, se zgjedhjet në Partinë Demokratike i bënë anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë, ndërkohë që shumë prej këtyre anëtarëve dhe funksionarëve të kësaj force politike nga shumë rrethe guxonin të shprehnin keqardhjen në media për eliminimin e tyre dhe plot të tjerëve prej votimit për kryetarin e ri. Ndërsa, për t’u dhënë pakëz zemër kundërshtarëve brenda llojit, nxiton të postojë në “Facebook” një “haber” me stilin e tij të pakorrigjuar: “Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se, zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD–së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili, nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten ‘kurban’ të Bashës”. Dhe kur u vuajtkërka ky kompleks? Që kur Basha, i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës me një proces të manipuluar banalisht, që mori dhenë, ende nuk ka shpërndarë as kartat e studentit që i premtoi për një kohë të rrufeshme, ende nuk ka realizuar as hipotekimin e apartamenteve të reja, për të cilat nuk qe dhënë leja e shfrytëzimit, le të tjera e të tjera, që qytetarët e kryeqytetit i denoncojnë çdo ditë me fuqinë e shpirtit.
Në kundërshti me këto opinione dhe qëndrime të atij që pas një muaji e tutje do të thirret vetëm me përcaktimin “ish–kryeministër”, Ambasadori italian në Tiranë, Shteti i të cilit ka shprehur angazhimin të bëhet Avokat i Shqipërisë për pranimin e saj në Bashkimin Europian, së fundmi ka dhënë një intervistë në media, gjatë së cilës ka artikuluar fort se “sa u takon zgjedhjeve, mund të themi me siguri që ishte një sukses, që procesi elektoral u zhvillua në mënyrë të rregullt... pjesëmarrja dhe sjellja e popullit shqiptar ka qenë absolutisht pozitive dhe ka dëshmuar një shpirt të madh demokratik”. Mirëpo, pas kësaj deklarate e merr fjalën në konferencë shtypi një zëdhënëse e Partisë Demokratike, e cila autorizohet nga punëdhënësit e saj të thotë: “Edi Rama mbron mandatet e siguruara me votat e vjedhura”. Ambasadori italian, sapo kishte deklaruar gjithashtu, se “kërkojmë me forcë që procesi të mbyllet shpejt. E para, edhe në respekt të popullit shqiptar, i cili u impenjua fuqimisht në procesin elektoral; e dyta, për të ruajtur këtë besim të madh që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare”, kurse zëdhënësja jo dhe jo: “Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga transparenca e zgjedhjeve të 23 qershorit”. Me sa kuptohet, ajo ose ata që ia kanë përgatitur tekstin e komunikatës nuk e dinë apo nuk duan ta dinë që në fillim të shtatorit mblidhet Kuvendi i ri dhe nis punën Legjislatura XIX e tij, ku Partia Demokratike dhe aleatët e vegjël të saj është vendosur që të përfaqësohen veçse si një minorancë, madje pa ndonjë akses të konsiderueshëm në ligjbërje.
Në mbyllje të këtyre radhëve, duke iu përmbajtur asaj çka thashë në fillim të tyre, për të mos gjykuar ndokënd, por vetëm për të bërë referime, mund të shtoj që, kur po ia tregoja një shokut tim këto dhe plot shënime të tjera që kisha mbajtur deri në mbarim të javës së kaluar, ai m’u përgjigj shkurt dhe qartë, me thënien e Kancelarit gjerman të pas Luftës II Botërore, Konrad Adenauer: “Zoti ka vënë një kufi për mençurinë; për budallallëkun, jo!”
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)