E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PD, Basha sot takim me ambasadorin Ettore Sequi

TIRANË- Lulzim Basha në cilësinë e kreut të ri të Partisë Demokratike pritet të takohet me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një njoftimi për media, mësohet se takimi do të zhvillohet sot në orën 11:00.

“Diten, e martë, 30 korrik 2013, ora 11.00, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvillon takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi”, thuhet në njoftim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›