E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te arrestuar mashtronin per punesim dhe lirim nga burgu

Drejtoria kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Drejtorite e Policise se Qarqeve Berat dhe Korce kane bere te mundur arrestimin e Moisi unaj vjec 46 lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Tirane i denuar me pare per mashtrim. Ai mban postin e Drejtorit Ekzekutiv i Shoqerise mediatike kombetare Komunitete. Gjithashtu eshte arrestuar Ramadan Baho vjec 53 lindur dha banues ne Berat me detyre Drejtor Rajonal i te njejtes shoqeri.

Arrestimi i ketyre dy shtetasve eshte bere pas nje investigimi tre mujor te kryer nga Drejtoria e Policise se Qarkut Berat ne bashkepunim me Prokurorine e ketij rrethi ne kuader te te cilit eshte arritur te behet dokumentimi i mashtrimeve te shume qytetareve prej ketyre shtetasve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Moisi unaj dhe Ramadan Baho nepermjet Shoqerise mediatike kombetare komunitete dhe gazetes Komunitete kane mashtruar qytetare te ndryshem nepermjet zyrave rajonale te vendosura ne disa rrethe permes premtimeve per ushtrim ndikimi te paligjshem punesim si dhe per ndermjetesim per lirimin e te denuarve nga burgu.

I arrestuari Moisi unaj ka precedente te meparshem penal ku ne vitin 2000 eshte denuar me 7 vjet burg pasi edhe ne ate vit kishte kryer te njejtin aktivitet mashtrimi permes shoqerise fiktive Me ty shqiptar kudo emigrant. Policia e Shtetit ka ftuar qytetaret te cilet mund te kene rene pre e mashtrimit nga ana e ketyre shtetasve qe te denoncojne prane strukturave te Drejtorise kunder Krimit Financiar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›