Takimi Berisha-Pacolli Nevojitet lidhje hekurudhore
Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ne nje takim Presidentin e Republikes se Kosoves Behgjet Pacolli. Ne kete takim eshte rikonfirmuan angazhimi i te dy vendeve per te ndertuar bashkepunimin me te ngushte ne te ardhmen duke e shnderruar keshtu faktorin shqiptar ne shembull te marredhenieve te shkelqyera te bashkepunimit e miqesise ne rajon ne sherbim te interesit me te mire te qytetareve te Shqiperise dhe te Kosoves dhe ecjes perpara me shpejtesi drejt te ardhmes se perbashket ne Bashkimin Europian dhe ne komunitetin euroatlantik.
Ne kete kontekst ata rikonfirmuan vullnetin per ndertimin e nje sere veprash infrastrukturore qe do te lidhin dy vendet dhe do te forcojne shkembimet midis qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves. shte diskutuar nevoja per lidhje hekurudhore si dhe fillimin e punimeve brenda te ketij viti te linjes se interkonjeksionit 400 kv Tirane - Prishtine.
Mes Berishes dhe Pacollit u diskutua dhe per situaten politike ne rajon dhe u konfirmua rendesia per vazhdimin e dialogut per te gjitha ceshtjet teknike midis Prishtines dhe Beogradit.