Rritet numri i vetëvrasjeve në Greqi

Zyrtarët në Greqi thonë se shkalla e vetëvrasjeve në Greqi ka arritur në 26%, ndërsa për shkaqet e kësaj gjendjeje fajësohet kriza ekonomike në këtë vend, transmeton REL.
Gjatë vitit 2011, në Greqi kanë bërë vetëvrasje 477 njerëz, që paraqet rritje prej 26% në krahasim me vitin paraprak, ka njoftuar Agjencia kombëtare e statistikës, Elstat.
Një zyrtar i agjencisë ka thënë se të dhënat për vitin 2011 janë verifikuar në mënyrë shumë të kujdesshme, raporton AFP.
Greqia i ka 11 milionë banorë./Indeksonline/