Dy te denuar kapen me 30 grame hashash dhe nje celular ne qeli
Dy persona te denuar qe mbahen ne burgun e Peqinit jane kapur me nje sasi droge brenda ketij institucioni. Lajmi eshte bere i ditur diten e djeshme nga burime policore sipas te cilave Koco Seferi 43 vjec nga Tirana dhe Almarin Muco 34 vjec nga Delvina jane kapur nga gardianet e burgut te Peqinit - ku aktualisht dy te denuarit vuajne denimin - me nje sasi prej 30 gramesh lende narkotike kanabis sativa. Sipas policise te denuarit mbanin edhe nje celular qe konsiderohet objekt i paligjshem ne vendin e vuajtjes se denimit.