E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të plagosur nga një aksident

Lezhë (start)-Si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë Krujë-Lezhë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi kur një kamionçinë me targa të Laçit, u përplas me një motor, duke lënë të plagosur dy persona. Dy të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa emrat dhe mosha e tyre nuk janë bërë ende të ditur.

Të plagosurit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia, edhe kësaj here ka mbërritur në vendngjarje, ku i ka mbetur vetëm për të hetuar rrethanat e aksidentit, që tanimë dihen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›