Pranga 54-vjeçarit për korrupsion

Durrës (start)-Drejtoria e Policisë në Durrës, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shefik Gjata, 54 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me arsim të lart, me profesion inxhinier. Shtetasi Gjata ishte punonjës si specialist prokurimesh pranë Shtëpisë se Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës. Arrestimi i tij, erdhi pasi i ka kërkuar një shumë prej 1 mijë eurosh një firme ndërtimi, që kishte rikonstruktuar shtëpinë e MB, duke e kërcënuar se nuk do të merrte në dorëzim punimet, nëse nuk merrte shumën e sipërpërmendur.
Gjata u kap në flagrancë për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojë funksione publike. Duke përdorur metoda speciale të hetimit nga ana e Drejtorisë Kundër Krimit Financiar është bërë arrestimi i tij menjëherë sapo ka marrë nga përfaqësuesi i firmës së ndërtimit shumën e 1 mijë eurove. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, iu ka kërkuar atyre që të denoncojnë çdo rast korrupsionin përmes numrit telefonik 129 ose duke kontaktuar me shërbimet përkatëse pranë çdo Drejtorie të Policisë në Qark.