Beogradi: Tirana nuk refuzoi kërkesën për hetime

Beograd (Start)-Ka reaguar Ministrja e Drejtësisë serbe, Snezhana Maloviç, pas deklaratave se prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka refuzuar hetimet e serbëve në territorin shqiptar lidhur me dyshimet për trafikim të organeve të serbëve nga shqiptarët gjatë luftës në Kosovë. Maloviç ka thënë se gjatë takimit me autoritetet shqiptare, është arritur pajtim që të gjitha faktet që i ka Prokuroria për Krime Lufte në Beograd t'ia ofrojë palës shqiptare dhe anasjelltas. Sipas saj, kërkesa nuk është refuzuar, ndërkohë që AP citon shefen e akuzës shqiptare të ketë thënë të kundërtën.