E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje kunder negociatave

Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një aksioni të zhvilluar para Qeverisë së Kosovës ka kundërshtuar paralajmërimet për nisjen e shpejt të negociatave me Serbinë e po ashtu dhe koaliconin PDK-AKR. Reagimi i Vetëvendosjes, që tani është  forca e tretë politike në Kosovë vjen një ditë pas vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi për emërimin e zëvendëses së tij Edita Tahiri si udhëhqëse e ekipit të Kosovës në negociatat me Serbinë.
 
“Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht është edhe kundër koalicionit PDK-AKR  kur dihet që ky koalicion do t’i rifilloj këto negociata të cilat janë të padrejta dhe shumë të dëmshme për Kosovën. Këto negociata që po përgatiten tani, janë negociata që do të përpiqen ta përfundojnë procesin e ndarjes së brendshme të Kosovës, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit që ne e patëm kundërshtuar edhe atëherë ndërsa të dyja këto parti e patën votuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Vlorian Molliqaj, Aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
 
Lëvizja “Vetëvendosje” e ka quajtur koalicionin në mes të PDK-së dhe AKR-së, një martesë për interesa personale të dy udhëheqësve të këtyre dy partive.  

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›