Ngrin Polonia vetem ne shkurt 30 viktima

I ftohti i acartë ka shkaktuar deri tani 30 të vdekur në Poloni vetëm në muajin shkurt, duke e cuar numrin total të vdekjeve në 200 këtë dimër, ka bërë të ditur policia polake. Pjesë të bregut balltik të Polonisë kanë ngrirë pothuajse totalisht pas uljes së temperaturave në 20 gradë nën zero gjatë natës. Në Varshavë njerëzit ecin pas lumit Uisla si zambakët e ujit në ujërat e akullta. Të pastrehët janë më të prekurit nga ky i ftohtë.
Bashkia ka vendosur kazanë me qymyr gjatë rrugëve të qytetit për ti shërbyer njerëzve për tu ngrohur gjatë kohës që presin autobusin. Zëdhënësi i policisë Kristof Hajdas ka komentuar vdekjet nga të ftohti, gjatë këtij dimri të ashpër. “Kemi 30 raste deri tani për muajin shkurt. Pas gjetjes së viktimave kemi konstatuar se ata kanë vdekur nga i ftohti. Gjatë gjithë dimrit kemi patur 202 vdekje nga ngricat dhe i ftohti i acartë. Pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor, me mbi 130 raste vdekjeje.
Atëherë ishte dhe i ftohti më i madh”, thotë Hajdas. Edhe rrjeti i transportit është bllokuar nga ngricat. Afër qytetit të Torun, 200 km në veri të varshavës, hekurudhat kanë ngecur në kushte ekstreme. Udhëtarët e bllokuar në stacionin e Torunit ankohen për pritje të gjata nën të ftohtin e acartë. Edhe pse qielli është i pastër, temperaturat do të zbresin nën 15 gradë celcius gjatë natës në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.
Anisa Braho