Dy të rinj fusin drogë në makinën e policisë
TIRANE - Dy të rinj që fillimisht u ndaluan nga polici për t’u verifikuar në komisariat, përfunduan në pranga për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Teksa kishin hipur në makinën e policisë Barent Pëllumbi, 18 vjeç dhe Antonio Leka, 23 vjeç, tentuan që të fshihnin bimën narkotike që kishin me vete në vendin e gabuar. Teksa kishin futur poshtë sediljes së makinës së policisë, jo pak, por 1,478 qese me hashash, pasi zbritën nga makina gjithçka u zbulua. Burime nga policia thanë se pasi u peshuan qesen me bimë narkotike, rezultuan me peshë 346 gramë. Menjëherë ndaj tyre u mor masa e arrestit në flagrancë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa pas verifikimit të tyre në komisariat rezultoi se Antonio Leka, ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, pasi atje ai kishte tentuar të vriste një person, më 6 shtator të vitit 2008. Menjëherë ai u dorëzua në policinë e Lezhës për veprimet e mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e bimës narkotike dhe një telefon celular i tipit “Nokia” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.