E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Procesi kërkon gjithëpërfshirje politike

 

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke përshëndetur dhe quajtur historik vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për aplikimin e Shqipërisë. “Siç e shikoni, sot është një kohë shumë e çelur sikurse është dhe vetë perspektiva e mëtejshme e integrimit evropian të vendit tonë. Pikërisht, një ditë pas një vendimi shumë të rëndësishëm dhe do ta konsideroja historik, të ministrave të Jashtëm të BE për t’i hapur rrugë aplikimit të Shqipërisë, pasi kjo shënon një fazë të re, shënon një etapë të re në rrugën e vendit tonë për t’u anëtarësuar në BE dhe ashtu sikurse pritet, ky veprim është një inkurajim konkret për reformat e ndërmarra nga vendi ynë, për reformat dhe angazhimet e ndërmarra edhe nga qeveria jonë”, u shpreh Meta në Ministrinë e Jashtme gjatë një prononcimi për mediat. Sipas tij, ky moment është dhe një ftesë për një bashkëpunim të gjerë. “Pa asnjë diskutim, është edhe një moment kur bëhet një ftesë për gjithëpërfshirje të gjithë aktorëve në këtë proces që është i një rëndësie kombëtare, për këtë proces ku Parlamenti ka një rol shumë të rëndësishëm, ku opozita ka një rol të pazëvendësueshëm, ku shoqëria civile është e mirëpritur dhe ne do të bashkëpunojmë në mënyrë më të hapur dhe gjithëpërfshirëse me të për të ushtruar të gjitha kapacitetet e saj në kontributin për të përshpejtuar këtë proces. Qeveria ndërkohë ka vazhduar punën paralelisht për të përgatitur dhe për të fuqizuar të gjithë strukturat e saj, kapacitetet administrative, duke tërhequr edhe ekspertë jashtë administratës publike për t’iu përgjigjur pyetësorit, i cili pritet gjatë muajve në vijim të mbërrijë nga Komisioni Evropian”, u shpreh zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›