E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Statusi kandidat pas një viti

 

Për përkthimin e 15 mijë faqeve të këtij dokumentacioni do të destinohet pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Integrimit, i cili për 2010 do të jete 296 milion lekë, 80% më shumë se vitin e kaluar. “Ky buxhet është 136 milion më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2009 ose 85% më shumë. Shtesa e këtij buxheti i referohet rritjes së kapaciteteve administrative të ministrisë sonë në përgjigjen e pyetësorit si prioriteti ynë për vitin në vijim. Kjo rritje, pothuajse një dyfishim i këtij buxheti është mjaft i domosdoshëm për ne pasi vetëm pyetësori do të ketë rreth 15 mijë faqe për përkthim, ndërsa legjislacioni 12 000 faqe”, tha Bregu. Gjithashtu këto të ardhura do të na shërbejnë ne si ministri për të rritur kapacitetet administrative dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike. Ministrja  Majlinda Bregu gjatë raportimit të në komisionin parlamentar të Integrimit bëri të ditur se “pala shqiptare do të përpiqet të shkurtojë afatet për fitimin e statusit, i cili sipas të gjitha gjasave do të merret pas 1 viti”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›