Pogradec, e përplas makina teksalëvizte me biçikletë, vdes 14-vjeçari
POGRADEC- Një adoleshent është përplasur për vdekje nga një automjet në qytetin e Pogradecit. Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Tushemisht, ku një mjet tip “Chrysler” që drejtohej nga 17-vjeçari Xhoi Buzo ka përplasur adoleshentin Griseld Kaçori, 14 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se 14-vjeçari po qarkullonte me bicikletë në anë të këtij aksi, kur u përplas nga automjeti pa targa. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij dhe e ka braktisur atë në lagjen nr. 1 në Pogradec, tek tregu i qytetit.
Pak orë pas ngjarjes, autori, Xhoi Buzo, I cili po drejtonte makinën e të atit, Artan Buzo, ish-drejtori i spitalit rajonal të Korcës është vënë në prangat e policisë.
Automjeti eshte sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)