Dy të vdekur nga zjarret në Kolorado

Dy persona kanë vdekur nga zjarret në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado.
Zjarri e ka përfshirë një territor prej afro 7 mijë hektarësh, në perëndim të qytetit, Kolorado Springs, që ka më se 400 mijë banorë dhe gjendet 80 kilometra në jug të Denverit.
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka vizituar vendet e dëmtuara nga zjarri dhe ka premtuar ndihmë federale, që Kolorado të mund të ballafaqohet me pasojat e zjarreve më të këqija që mbahen mend.
Presidenti e përfundoi qëndrimin në Kolorado, me vizitën e personave të evakuuar në një strehim emergjent , që operohet nga Kryqi i Kuq Amerikan.
Agjencia FBI po zhvillon hetime nëse ndonjë prej zjarreve ka filluar nga aktiviteti kriminal.
Por aktualisht shkaqet e zjarreve mbeten të panjohura.