E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysma e nxënësve gjermanë nuk e njohin Hitlerin

Sondazhi shokues në shkollat gjermane, ku gjysma e nxënësve nuk e dinë kush ishte Fuhreri, ka detyruar specialistet të mendojnë për shtimin e leksioneve të historisë bashkëkohorë dhe reduktimin e atyre mbi epokat e tjera.

“Demokraci apo diktature?”, është e njëjta gjë, shkruan një gazetë gjermane, ndërsa përcjell rezultatin e studimit të kryer në mesin e mbi 7.400 gjimnazistëve ne katër lande te mëdha. Gjysma e tyre nuk e dinin që Adolf Hitleri ishte një diktator, ndërsa një e treta mendojnë se ka qenë mbrojtës i të drejtave të njeriut.

Katër nxënës në dhjetë iu përgjigjen testit se konceptet e demokracisë dhe diktaturës janë të njëjta. Këta të rinj nuk kanë thuajse asnjë lloj njohjeje politike e asnjë ide mbi nocione si "liria e fjalës" apo "të drejtat e njeriut", thote Klaus Shroeder, profesor i shkencave politike në Universitetin Freie të Berlinit.

Nga ana tjetër, dy te tretat e nxënësve nuk janë në gjendje te thonë nëse Republika Demokratike Gjermane, e lindur pas Luftës se Dytë Botërore dhe e rrezuar me shembjen e murit te Berlinit, ishte një shtet totalitar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›