Dy tupanë për një sofër
Valltari Gëzim Alimehmeti do të performojë një recital në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Dy tupanë për një sofër”, është titulluar ky koncert në të cilin marrin pjesë shumë artistë nga vendi dhe Kosova. Në këtë recital do të marrin pjesë grupi i valleve dhe orkestra e Ansamblit Popullor, si dhe të ftuar do të jenë grupi “Corona” me drejtues grupi Ylber Asllanin, Bujar Çiçin e Dule Malindin nga Kosova. Solistët që do të interpretojnë do të jenë Helga Saraçi, Olta Ahmetaj, Genc Kastrati, Leonard Mitrushi, valltarët që do të shoqërojnë këtë koncert janë Domenika Ndreca, Lorena Isaku, Vjera Çurçia, Marjana Shkreta, Ledi Bajraktari, Besmir Aga, ndërsa orkestrantët që do të luajnë janë Vladimir Hasimi, Skënder Gurra, Alban Tahiri, Artan Shabani, Lorenc Çunaj, Bledar Luzi, Ana Shkjezi, Fatmir Fani, Adriatik Çelmeta, Fatmir Serudi, Arbin Alimeri, Neki Kastrati, Leonard Cara, Ramadan Bellova, Gjergj Matoshi. Nën koreografinë e Rexhep Çelikut, Andrea Kokeri, Genc Kastrati dhe orkestracionet e Vladimir Hasimi dhe Lejla Agolli, ky koncert do të vijë nesër në orën 19:00 në TKOB.