E Shtunë, 31 Tetor 2026

“La Scala”, koncert në përkujtim të viktimave të tërmetit në Abruzzo



Në përkujtim të 294 viktimave të tërmetit në Abruzzo të Italisë, Daniel Barenboim ka dhënë dy koncerte në “La Scala” të Milanos. Në këtë eveniment publiku është shpërblyer me anë të tre ovacioneve të Filarmonisë. “Kur ndodh një tragjedi e rëndë si ajo e Aquilla-s është shumë e rëndësishme që muzikantët nuk janë lënë jashtë pa dhënë edhe ata një lloj kontributi”, - është shprehur Barenboim. Ai ka shtuar gjithashtu se “unë jam i lumtur për atë se si kori dhe orkestra e “La Scala”-s kanë marrë pjesë në këtë përkujtim të viktimave të tërmetit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›