Dy ushtrakë shqiptarë vriten në Afganistan

Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, mësohet se sot, në ora 15:05, në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Volgi, si dhe një grup nga Batalioni 2-38 CAV janësulmuar me armë zjarri.
Grupi special i drejtuar nga Vogli po kryente “Patrullim dhe sigurimin e personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, gjatë një takimi për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale. Ndaj tyre mësohet se është hapur zjarr nga 5 armë automatike dhe një mitraloz i lehtë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”.
Komandanti i Grupit të 1-rë Special, Kapiten Feti Bedri Vogli dhe N/Tetar Aleksandër Jak Peçi (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar. Grupi në detyrë ka bërë arrestimin e 11-të policëve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona./Start/
2012-02-20 20:07