E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerja dhe shpifja mbeten në Kodin Penal

Anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve u dakorduan që këto çështje të mbeteshin në Kodin Penal, por kanë hequr dënimin me burg, duke lënë vetëm ndëshkimin me gjobë.

Një tjetër ndryshim ishte shfuqizimi i atyre neneve të Kodit Penal që parashikonin dënim me burg dhe gjobë në rast të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës për zyrtarët.

Nesër komisioni i Ligjeve pritet të diskutojë propozimet e komisionit të reformës zgjedhore për të përfshirë në kodin penal krimet kundër zgjedhjeve, si dhe amendamentin e deputetit të PD-së, Viktor Gumi dhe propozimet e shoqërisë civile që kërkojnë ndëshkim penal për aktet e dhunës në familje. /Start/

                                                                                             2012-02-20 17:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›