E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vajza tentojne flijimin me fostoksine, mister shkaqet

Dy tentativa flijimi jane shenuar ne 24 oret e fundit ne Librazhd dhe Durres, kurse viktimat jane dy vajza, nga te cilat njera eshte e mitur. Megjithese rrethanat dhe motivet mbeten te paqarta, policite vendore po hetojne per vetehelmime, per shkak te grindjeve ne familje dhe ndonje historie dashurie. Dy pacientet ndodhen ne spital, nen kujdesin e mjekeve, ku dhe po trajtohen me terapi intensive e serume. Ngjarja e pare ka ndodhur ne fshatin Librazhd-Katund, komuna Qender, kur familjaret gjeten te vetehelmuar me fostoksine ne banese, vajzen me inicialet G. K., 23 vjece. Brenda pak minutash ajo eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal Librazhd, ku aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Nga marrja ne pyetje e te afermve, mbeten te paqarta rrethanat e aktit qe mund te rezultoi fatal, pasi sipas prinderve vajza nuk shfaqte shqetesime. Por policia po heton per ndonje grindje te mundshme apo shkaqe te tjera qe e kane cuar deri ne depresion dhe perdorimin e helmit. Prokuroria e Elbasanit, po heton per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes". Tentativa e dyte ka ndodhur ne qytetin e Durresit, kur nje 17- vjecare po me inicialet G. K., eshte derguar ne urgjencen e Spitalit Ushtarak Tirane, me shenja helmimi. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, rezulton se adoleshentja eshte vetehelmuar me fostoksine ne rrethana ende te paqarta. Familjaret nuk kane rrefyer detaje qe mund te ndihmojne grupin hetimor per zbardhjen e ngjarjes, por dyshohet per ndonje grindje apo lidhje te mundshme dashurie te se mitures. Aktualisht e demtuara ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane, jashte rrezikut per jeten, pasi familjaret e kane zbuluar ne kohe aktin e vajzes se tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›