Vdes ne spital 43-vjecari, dyshohet ataku kardiak
Fushe-Kruje- Nje 43-vjecar nga Fushe-Kruja eshte derguar pothuajse i pajete ne spital dhe shkak per ngjarjen dyshohet te jete nje atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur ne fundjave, kur familjaret njoftuan dhe policine vendore qe nisi hetimet. Trupi i 43-vjecarit Asllan Farruku, mberriti ne Spitalin Ushtarak te Tiranes nga fshatit Halil i Fushe Krujes dhe pak minuta me pas nderroi jete. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, policia tha se mendohet qe vdekja e te ndjerit eshte shkaktuar nga nje infarkt kardiak.