E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vatra zjarri në Elbasan

 Për pasojë, dje një banesë njëkatëshe është djegur plotësisht. Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu djegien e banesave të tjera përreth, por jo shkrumbimin e banesën e familjes Zhupani.

Zjarri janë përhapur në fshatin Kokël të komunës Kodovjat, në rrethin e Gramshit. Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Po dje, një tjetër vatër zjarri përfshiu  masivin me shkurre dhe ullinj në fshatin Fikas, të komunës së Bradasheshit, tek "Çezma e Kasinies", përgjatë rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë, ku flakët e zjarrit shkaktuan të konsiderueshme.

Për gati një orë, makinat dhe shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit u angazhuan për shuarjen e flakëve të zjarrit,  të cilat dogjën dhjetëra rrënjë ullinj. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. /Start/

                                                                                             2012-07-30 12:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›