E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 mijë emigrantë rikthehen përfundimisht në Shqipëri

 Të dhënat bëhen të ditura nga Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale, numri i emigrantëve të rikthyer në vendin tonë është dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e emigrantëve kthehen në vendin tonë nga shtete si Greqia dhe Italia, ku shumica e tyre janë në moshë të re dhe kërkojnë të punësohen. Madje një pjesë e tyre, krahas punësimit, kërkojnë dhe integrimin e fëmijëve në sistemin arsimor shqiptar. Sipas statistikave, 22 për qind e emigrantëve të kthyer janë punësuar, ndërkohë që 5 për qind e tyre janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike.

Emigrantët e kthyer, në më të shumtën e rasteve, kanë qenë punëtorë në ndërtim dhe bujqësi. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve të rikthyer është dyfishuar, ku, sipas statistikave të Ministrisë së Punës, në 2011 rezulton të kenë qenë rreth 16 mijë të riatdhesuar. Ky numër i madh të kthyerish pritet të ndikojë në tregun shqiptar të punës. Në fillim të vitit të kaluar shkollor, 2011-2012, numri i fëmijëve të emigrantëve të rikthyer është 264 në shkollat publike të kryeqytetit./Start/

                                                                                             2012-07-30 15:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›